Globi

Vajza rrezikon jetën pas ngrënies së sanduiçit, nuk njeh më as prindërit e saj

Shkruar nga Liberale

Një sanduiç i thjeshtë me vezë dhe proshutë rrezikoi të vriste një vajzë 7-vjeçare australiane, sepse askush nuk e vuri re që brenda bukës kishte përfunduar një objekt i huaj, një fije metalike nga një furçë barbecue, që vogëlushja e gëlltiti pa e ditur. Ngjarja ka ndodhur në Newcastle, New South Wales. Pas incidentit, vogëlushja kishte nevojë për një operacion urgjent në tru dhe ku tani po trajtohet dhe për fat të mirë po shërohet.

Të gjithë menduan se thjesht një kafshim kishte shkuar keq, pasi më pas vogëlushja u shërua menjëherë. Në ditët në vijim ajo mori pjesë edhe në një garë atletike por me kalimin e kohës filloi të kishte gjithnjë e më shumë probleme. Fillimisht kishte vështirësi të hante ushqime të forta për shkak të dhimbjes së vazhdueshme të fytit, më pas iu shfaq temperatura e lartë dhe gjendja e saj u përkeqësua deri në atë pikë sa i ra të fikët.

Në këtë pikë, u transportua me urgjencë në spital. Me të mbërritur në institucionin shëndetësor, vogëlushja ka shfaqur simptoma shumë të rënda të cilat mesa duket nuk kanë pasur lidhje me atë sanduiç që kishte ngrënë ditë më parë. Megjithatë, e mitura ishte krejtësisht e çorientuar, e paaftë për t'iu përgjigjur pyetjeve shumë të thjeshta dhe nuk i njihte as prindërit dhe të afërmit e saj.

Vetëm hetimet klinike të menjëhershme nxorën në dritë atë që kishte ndodhur. Mjekët zbuluan se pacientja e vogël kishte abscese të trurit, që po ndikonin në gjendjen e saj mendore. Fija metalike e furçes kishte zhvilluar një infeksion i cili më pas u përhap në tru përmes rrugëve venoze. Siç u sqarua me një skanim CT, teli kishte shpuar ezofagun, duke shtyrë në arterien karotide të qafës.

Prandaj, vajza e vogël u transferua menjëherë në një spital fëmijësh në Sidnei dhe iu nënshtrua trajtimit të duhur. Fatmirësisht, vogëlushja është shëruar dhe ndonëse po vazhdon terapinë, tashmë është kthyer në shtëpi. Nëna tani paralajmëron kundër përdorimit të furçave metalike për Barbecue.

Fatkeqësisht, në fakt, ai nuk është as një rast i izoluar. Sipas disa studimeve, furçat e skarave me tela janë një "rrezik i nënvlerësuar dhe i vështirë për t'u menaxhuar". Në SHBA, për shembull, në dhjetë vjet, mbi 1700 persona janë përfshirë në aksidente të lidhura me këto objekte, duke përfshirë raste të rënda në të cilat është prekur trakti gastrointestinal, që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale urgjente./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH