Kosova

Vajza publikoi videon dhe e njohu përdhunuesin, justifikimi i tij pas arrestimit

Shkruar nga Liberale

Një muaj paraburgim i është caktuar Flori Beqirajt, i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, ngjarje tronditëse që ndodhi më 27 shtator në Pejë.

Alpinistja publikoi videon e momentit kur i dyshuari e ka ndalur me dhunë në rrugë dhe kreu aktin e shmëtuar.

Beqiraj e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe ka deklaruar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Të njëjtën pretendim ka dhënë edhe avokati i tij mbrojtës, Adem Gorani, i cili ka kërkuar që klientit të tij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Alpinistja Mrika Nikqi përmes një postimi në Facebook, tha se ngjarje ndodhi më 27 shtator, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës dhe “isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës”. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH