Globi

Vajza e vrarë nga nëna e saj, cila është sindroma “Medea” dhe shenjat që nuk duhen nënvlerësuar

Shkruar nga Liberale

Elena del Pozzo vdiq në duart e nënës së saj Martina Patti. Vogëlushja ishte vetëm 5 vjeçe dhe u godit dhunshëm, duke marrë 7 plagë, pas goditjeve me thikë. Më pas trupi i saj i vogël u mbyll në 5 thasë plehrash dhe u varros në një fushë pranë shtëpisë. Motivi? Ndoshta xhelozia e ish-partneres, pasi Alessandro Del Pozzo po rindërtonte jetën me të dashurën e tij Lucia.

Elena e pëlqente Lucian, dhe Martina nuk mund t’i duronte dot të gjitha këto, prandaj kishte vendosur të vriste vajzën e saj. Pretendohet se si shtysë e Martina Pattin për të kryer këtë gjest ekstrem mund të jetë ajo që njihet ndryshe si Sindroma “Medea”.

“Kjo është një ngjarje që na bën të përballemi me një temëm për të cilën nuk do të duam të flasim kurrë: Nënat vrasëse”, shkruajnë mediat italiane.

Para saj, askush nuk do të harrojë kurrë Veronica Panarellon dhe Annamaria Franzoni, por 480 fëmijë janë vrarë nga prindërit e tyre në 20 vitet e fundit. Shumë.

Atëherë çfarë e shtyn një nënë të vrasë fëmijën e saj? Për këtë doktoresha Loredana Petrone, psikologe dhe psikoterapiste, si dhe profesoreshë e psikologjisë për moshat në zhvillim, në Universitetin e L'Aquila u tha mediave italiane se, “ka shenja që nuk duhen nënvlerësuar kurrë: nga tjetërsimi prindëror deri te jeta shoqërore inekzistente. “Ka gra që nuk pranojnë të mbeten vetëm dhe nxisin mekanizma ndëshkuese ekstreme ndaj ish-partnerit, pa pasur as mëshirë dhe pa marrë parasysh as pasojat”. Vrasja e vajës lidhet me xhelozinë që kishte e ëma dhe duke qenë se e kishte humbur arsyen prej sëmundjes këtë ajo e shihte si formë ndëshkimi ndaj babait të saj. /Përgatiti: Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH