Aktualitet

Vajza e ish-Presidentit të SHBA-së, Tiffany Trump viziton Tiranën

Shkruar nga Liberale

Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar së bashku me bashkëshortin e saj Michael Boulos.

Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë, por mbrëmjen e së hënës ata janë parë duke darkuar në një prej restoranteve në Tiranë.

Pinjollja e familjes Trump dhe bashkëshorti i saj bilioner ishin nën shoqërinë e familjes Devolli nga Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH