Globi

Vajza 11-vjeçare vdes pasi u infektua nga gripi i shpendëve

Shkruar nga Liberale
Vajza 11-vjeçare vdes pasi u infektua nga gripi i shpendëve

Një vajzë 11-vjeçare në Kamboxhia ka vdekur pasi u infektua nga një lloj gripi, i njohur zakonisht si gripi i shpendëve, thotë qeveria. "Ky ishte infeksioni i parë i njohur njerëzor me llojin H5N1 në vend që nga viti 2014", tha në një deklaratë të enjten ministri i shëndetësisë, Mam Bunheng.

Vajza nga provinca Prey Veng, në lindje të kryeqytetit, Phnom Penh, u diagnostikua me grip të shpendëve pasi u sëmur me temperaturë të lartë dhe kollë më 16 shkurt, thuhet në deklaratë.

Kur gjendja e saj u përkeqësua, ajo u transferua në spitalin kombëtar të fëmijëve në Phnom Penh për trajtim, por vdiq të mërkurën, tha ministria e shëndetësisë.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, gripi i shpendëve ka shkatërruar fermat në të gjithë botën, duke çuar në vdekjen e më shumë se 200 milionë zogjve për shkak të sëmundjes ose shkatërrimeve masive, tha së fundmi Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji vuri në dukje përhapjen te gjitarët e gripit H5N1, por tha se rreziku për njerëzit mbetet i ulët.

Për momentin, OBSH e vlerëson rrezikun për njerëzit si të ulët dhe që kur H5N1 u shfaq për herë të parë në 1996, ka pasur vetëm një transmetim të rrallë dhe jo të qëndrueshëm të llojit tek dhe midis njerëzve. Vajza jetonte pranë një zone të mbrojtur dhe zyrtarët shëndetësorë kanë marrë mostra nga një zog i ngordhur atje./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH