Globi

Vajza 11 muajshe vritet në kopsht, edukatorja nuk e duronte kur qante

Shkruar nga Liberale
Vajza 11 muajshe vritet në kopsht, edukatorja nuk e duronte kur qante

Edukatorja pas ngjarjes ndodhet në burg dhe akuzohet për vrasje. Sipas avokatit, gruaja po përjeton një “situatë të veçantë” dhe sipas tij “nuk duhet të ishte lënë vetëm me fëmijën”.

Vajza e vogël u detyrua të gëlltiste acid muriatik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar në Lion, ku vajza e vogël jetonte me babain e saj italian, i cili ishte shpërngulur nga Torre Boldone, në provincën e Bergamos , për arsye pune. Përveç medieve franceze, lajmin e ka bërë të ditur edhe “Prima Bergamo”.

Edukatorja, 27 vjeçe, pranoi se i kishte derdhur një produkt lavaman në gojë, kur është marrë në pyetje, menjëherë pas arrestimit. Gjyshja nga babai i vajzës së vogël është larguar mbrëmë nga qyteti i Bergamos për t'u bashkuar me djalin e saj.

Gruaja tani ndodhet në burg dhe akuzohet për vrasje. Sipas asaj që tha avokati i edukatores,  ajo ka vepruar nga inati, duke mos kuptuar pasojat, pa pasur qëllimin për të vrarë fëmijën. Sipas avokatit, edukatorja “nuk duhej të ishte lënë e vetme me fëmijën”. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH