Shije

Vaj ulliri pa hile? Ja si ta dalloni

               Publikuar në : 13:20 - 12/04/19 Liberale

Disa lloj ushqimesh ne për më mirë mundohemi t’i blejmë tek njerëz që na kaë sugjeruar se i bëjnë vetë dhe i bëjnë cilësore. Por ka raste që produkti që blejmë nuk na rezulton vërtetë kaq cilësor.

Vaji i ullirit është një prej produkteve që mamat tona preferojnë ta blejnë sa më bio. Dhe ka disa mënyra se si ta dalloni që është vërtetë ashtu.

Lexoni mirë etiketën, vendin e prodhimit.

Një tjetër dredhi është që të shihni shishen, nëse ajo është e errët dhe e mbuluar me letër sidomos metalike është shenjë e një vaji me cilësi të mirë.

Zgjidhni vajra të filtruar. Vajrat e pafiltruar janë më pak të rezistueshëm, ndërsa vajrat e ullirit të filtruar e ruajnë cilësinë në kohë më të gjatë.

Sytë tek çmimi: është pak e vështirë që një litër vaj ulliri i mirë të jetë poshtë një çmimi, ta zëmë 800 ose 1000 lekë (vetëm në rast se keni marrë direkt nga fabrika dhe të filtruar). Mos u besoni promocioneve të ekzagjeruara.
Hapni sytë dhe hundët. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një ngjyrë të shkëlqyeshme që varion nga jeshilja në të verdhë, jo një ngjyrë të butë dhe transparante.

Pra pa aromë të fortë dhe ngjyrë?? Nuk është vaj ulliri ekstra i virgjër.

Zgjidhni vajrat biologjikë. Ato që e kërcënojnë cilësinë e vajit mund të jenë pesticidet që përdoren për të eleminuar parazitët e ullinjve, por dhe ndonjë korrektues aciditeti./ Gazeta Liberale

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *