Sport

Uzuni la fushën e lojës i dëmtuar, Sylvinho në ankth

Shkruar nga Liberale
Uzuni la fushën e lojës i dëmtuar, Sylvinho në ankth

Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja. Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka dalë nga fusha e lojës në ndeshjen e Granadas ndaj Betis, në fundin e pjesës së parë.

Shkak është bërë një përplasje me një lojtar rival në fushë, çka ka bërë që Uzuni të zëvendësohet, pasi nuk është ndjerë i gatshëm për të vijuar normalisht sfidën.

Tashmë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho shtohet edhe një hall më shumë në prag të ndeshjes jetike me Çekinë në tetor, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024. Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft të rëndësishëm të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH