Aktualitet

UT: Online provimet e semestrit të parë, raste të veçanta në auditor

               Publikuar në : 18:43 - 01/02/21 liberale

Me nisjen e sezonit të provimeve javën që vjen, të rinjtë nuk do të jenë përballë me pedagogët në sallat e universiteteve, pasi do të zhvillohen online.

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka vendosur nëse studentët do të rikthehen në auditore apo jo për provimet e semestrit të parë, Universiteti i Tiranës pas mbledhjes së rektoratit mori vendimin që ato të zhvillohen online.

Megjithatë për studentët që për shkak të vështirësive ekonomike, vendit ku jetojnë nuk mund të realizojnë testimet përmes internetit do u jepet një mundësi e dytë për t’i mbyllur brenda muajit qershor.

Vendimi i UT

Provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online.

Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikave të lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratimin paraprak të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditore vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti Teknik i ekspertëve.

Në rast se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve, për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternativë të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër. Në pamundësi të realizimit të këtyre brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë pamundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor.

Njësitë kryesore për të komunikuar më tej, brenda datës 03/03/2021 të dërgojë në rektorat lëndët provimet e të cilave kërkohet një zhvillim në auditor.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back