Showbiz

Ushqimet që nuk duhen konsumuar 4 orë para se të notoni

Shkruar nga Liberale
Ushqimet që nuk duhen konsumuar 4 orë para se të notoni

Një ndër gjërat që duhet të keni parasysh para se të notoni është, konsumimi i ushqimëve 3-4 orë para se të zhyteni në det. Ndër të tjera, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangim sesa ti konsumojmë.

1. Bishtajoret, e sidomos fasulet dhe thjerrëzat, janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të shëndetshme për trupin, por jo kur bëhet fjalë për notin. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë fryrje, ngërçe dhe parehati intensive në ujë, ndaj është mirë t’i shmangni në muajt e verës.

2. Ushqimet pikante mund të shkaktojnë shqetësime gastrointestinale, teksa notoni në pozicion shtrirë, ka shumë mundësi për refluks.

3. Kafeina / Fatkeqësisht, kafeina është një opsion me rrezikshmëri të lartë, pasi mund të na mbushë me energji. Nuk ka rëndësi nëse është në kafe apo pije energjike, ajo mund të shkaktojë dehidratim, i cili përkeqësohet edhe më shumë nën diell dhe kripën e detit.

4. Alkooli/ Një birrë ose një koktej veror mund të jetë ajo që ne kërkojmë në një ditë të nxehtë në det, megjithatë alkooli, edhe në sasi të vogla, mund të çojë gjithashtu në dehidrim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH