Aktualitet

Ursula Von der Leyen: Do të japim 15 milionë euro për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Ursula Von der Leyen: Do të japim 15 milionë euro për

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në një konferencë shtypi në KE ka thënë se BE është e sensibilizaur me situatën në Shqipëri, jo vetëm me fjalë, por edhe me akte.

“Pata një telefonatë me kryeministrin Rama të enjten. Bashkimi Europian është krejtësisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte“, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se do të japin 15 milionë euro.

“Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësië dhe kemi vendosur që do organizojmê një konferencê donatorësh për Shqipërinë“, tha gjatë konferencës Ursula Von der Leyen.

Ditën e sotme do ta viziotjë Shqipërinë komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic. Ai do të takohet me ekspertët e ekipit europiane të mbrojtjes civile, me inxhinierë grekë dhe italianë dhe me kryeministrin Rama./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH