Aktualitet

Urimi i Bashës për Ramën për vitin 2022: Në rrafshin personal i uroj pleqëri të mbarë

Shkruar nga Liberale
Urimi i Bashës për Ramën për vitin 2022: Në rrafshin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ka bërë një urim për shqiptarët, duke mos munguar notat ironike edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Basha ka uruar shqiptarët se shpreson se vitit 2022 do të jetë viti i kthesës që të gjithë presin. Për Ramën ai tha se në rrafsh personal i uron pleqëri të mbarë, ndërsa në atë politik, tha se shpreson që të mos i vijë Shqipërisë një i dytë si ai.

“Urimi im është që 2022 është një vit që kthehemi drejt normalitetit. Një vit normal që i plotësohen ëndrrat shqiptarëve sipas aftësive, mundësirave që ato kanë. Natyrisht kjo nuk arrihet brenda një viti, por 2022 është si një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 30-vjeëare. Me një reflektim të thellë historik për gjithçka kemi bërë gabim. Me një ripërtëritje vizioni, të shpirtit, por edhe korpusit politik e me një thirrje të veçantë ndaj të rejave dhe të rinjve shqiptarë. 2022 do ju rikthejë shpresën te Shqipëria. E prindërve të tyre dua t’i ta rigjejnë besimin për të luftuar në emër të fëmijëve të tyre. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal, pleqëri të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri si ai Shqipërisë”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH