Aktualitet

Urdhri ekzekutiv i Joe Biden, reagon sërish ambasadorja Yuri Kim

Shkruar nga Liberale
Urdhri ekzekutiv i Joe Biden, reagon sërish ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH