Aktualitet

Urbani i Unazës përplasi nga mbrapa gjyshin dhe nipin me motor, detajet e reja

Shkruar nga Liberale
Urbani i Unazës përplasi nga mbrapa gjyshin dhe nipin me motor,

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë kryqëzimit të tregut, ku një urban i linjës së Unazës përplasi një motor.

Mësohet se në motorin me targë “TR 2A 37” po udhëtonin shtetasi H. Gj., bashkë me nipin e tij, 12-vjeç. Sipas dëshmimtarëve në vendin e ngjarjes, ata ishin të pajisur me kaska mbrojtëse. Mësohet se motori i tyre u godit nga mbrapa nga urbani i Unazës. Si pasojë e aksidentit, mbeti i plagosuri mituri, i cili u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, Policia Rrugore, mori në pyetje shoferin e mjetit të transportit publik me targë “AB 188 IY”, shtetasin me iniciale P. R.

Shkak dyshohet manovra e drejtuesit të autobusit për t’u afruar ne stacion, që ndodhet pranë vendit ku ndodhi aksidenti, por nuk përjashtohet edhe ndonjë devijim i drejtuesit të motorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH