Aktualitet

Universitetet publike drejt boshatisjes, 30% e degëve rrezikojnë të mbyllen

Shkruar nga Liberale

Rreth 1700 studentë më pak do të studiojnë këtë vit në Universitetet shqiptare. Numri i regjistrimeve ra me 6.6%, ndërsa masat e qeverisë për caktimin e lehtësirave në degët prioritare duket se e kanë zbutur por nuk e kanë zgjidhur problemin e braktisjes.

Në muajin qershor të 2022 Ministria e Arsimit mori një vendim për t’i dhënë çdo studenti që zgjedh të studiojë në një nga programet prioritare mundësinë e përfitimit të një burse mujore, e cila është e barazvlefshme me pagën minimale (34 000 lekë, nëntor 2022). Përveç shpërblimit mujor, kjo bursë i heq studentëve përfitues edhe detyrimin për të paguar tarifën vjetore.

Raporti i Qëndresës Qytetare tregon se nisma për ta rritur bursën nga 10,000 lekë në nivelin e pagës minimale ndikoi lehtë numrin e regjistrimeve, pa arritur të zgjidhë situatën.

Nga 27 260 maturantë që kanë plotësuar formularin e aplikimit A1, 39.8% e tyre kanë shprehur interesin për t’u larguar nga vendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH