Aktualitet

Universitetet dhe biznesi duhet të angazhohen për ndikimin e tyre...

Shkruar nga Liberale
Universitetet dhe biznesi duhet të angazhohen për ndikimin e tyre...

Justine Greening

Ish Sekretare e Shteti për Edukimin në Angli

 Zgjerimi i aksesit institucioneve të arsimit të lartë është vetëm një pjesë e një misioni shumë më të gjerë për të ofruar mundësi të barabarta për studentët.

Edhe si fëmijë, nuk e mbaj mend asnjëherë, se nuk doja të shkoja në universitet. Marrja e një diplome ishte gjithmonë një ambicie dhe provoi të ishte një përvojë transformuese që unë e tërhiqja shpesh si sekretare e shtetit në Departamentin e Arsimit në Angli. Mundësia e shumë të rinjve si unë, që ishin të parët në familjet e tyre që ndiqnin një program studimi në universitet, ishte më shumë sesa thjesht një politikë : ishte pjesë e jetës time.

Për 20 vitet e kaluara, qeveritë e njëpasnjëshme me të drejtë i kanë ngarkuar universitetet që të hapen më shumë drejt njerëzve nga prejardhje familjare të klasës punëtore si imja. Dhe vë re që kjo përpjekje ka dhënë frytet e veta. Këtë vit, sipas shërbimit të pranimeve, një normë rekord prej më shumë se një e pesta e 18-vjeçarëve të pafavorizuar (22.5 përqind) do të fillonin një program studimi në universitet.

Këto janë institucionet që kanë marrë drejtimin në zgjerimin e pjesëmarrjes dhe kanë gjetur me sukses mënyra për të mundësuar njerëzve me sfida shumë më të mëdha në rrethanat e tyre personale, për të përmbushur potencialin e tyre përmes arsimit të lartë.

Këto janë institucionet në skajin e mprehtë të mënyrës se si, në praktikë, ne "lartësojmë" vendin tonë, siç është përkushtuar të bëjë qeveria britanike. Këta studentë po shkojnë përtej retorikës dhe synojnë të arrijnë sa më larg nga një fushë loje e barabartë për qasjen në arsimin e lartë: të rinjtë me vështirësi për të mësuar, të cilët fshehin potencialin e tyre për të patur sukses; studentë të pjekur që menduan se e kishin humbur rastin e tyre; ata që përballen me përgjegjësitë e kujdesit; edhe ata që kanë qenë të pastrehë.

Për këto institucione të arsimit të lartë, zgjerimi i aksesit është vetëm një pjesë e një misioni shumë më të gjerë për të ofruar mundësi të barabarta për studentët dhe komunitetet e tyre. Ata nuk e bëjnë atë sepse Zyra për Studentët thotë se duhet. Ata nuk e bëjnë atë për të shënuar një kuti të përgjegjësisë sociale të korporatave në pultet e tyre të performancës. Ata e bëjnë atë sepse është në thelbin e asaj për të cilën ata qëndrojnë.

Përmes Betimit të Lëvizjes Sociale - një koalicion prej 450 biznesesh dhe më shumë se 80 universitete, të cilin unë e themelova dhe kryesoj - kam pasur rastin të punoj me një numër të këtyre universiteteve "të nivelit të lartë" në zhvillimin e asaj që ne e quajmë "veprimin e tyre të mundësisë". Qëllimi i këtij koalicioni synon të ndajë praktikat e tyre më të mira dhe të vendosin ambicie të reja, ndërsa demonstrojnë gjithashtu gjerësinë e aftësisë së arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar për të drejtuar në nivele të larta administrative qoftë publike dhe private në të gjithë vendin.

Ka shembuj të shumtë se si kjo tashmë po ndodh. Një nga këto shembuj është "ekosistemi" i lëvizshmërisë sociale të Universitetit të Linkolnit, duke punuar nëpër shkolla dhe Qendrën Kombëtare të Prodhimit të Ushqimit. Një tjetër është puna e kahershme e Universitetit Liverpool John Moores për krijimin e një "ure mundësie" për studentët nga Irlanda e Veriut për të studiuar atje. Universitete të tilla si Stafford dhe Bradford të dy luajnë një rol thelbësor, duke formuar në zonat e tyre lokale të që punojnë me shkollat; Bradford gjithnjë e më shumë po lidh talentin e studentëve që identifikon deri në mundësitë e tij përmes Projektit të Punës Bradford Alumni. Dhe Universiteti i Londrës Perëndimore ka krijuar një bashkëpunim të thellë me 6,000 biznese, të mëdha dhe të vogla, për t'u siguruar që dyert e karrierës janë të hapura për puënsimin e studentëve me diploma të larmishme.

Hapi ynë i ardhshëm është që të bashkojmë universitete të tilla me biznese të përkushtuar në mënyrë të ngjashme për lëvizjen sociale dhe të përcaktojmë planet e tyre të veprimit, të tilla si firma e sigurimeve Direct Line Group, ndërtuesi i shtëpive Persimmon dhe kompania e rekrutimit Adecco.

Kjo është arsyeja pse, këtë muaj, unë kam nisur “Purpose Coalition”, i përbërë nga zëvendëskancelarë dhe drejtues biznesi të cilët do të shtyjnë organizatat e tyre të punojnë individualisht dhe të avokojnë kolektivisht për lëvizjen sociale.

Sigurisht, tashmë ka pasur shumë përpjekje për pjesëmarrje të gjerë, dhe shumë universitete po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ajo që e bën këtë koalicion të ndryshëm është se bëhet fjalë për të patur më shumë ndikim në më shumë komunitete dhe për të lidhur studentët me mundësitë që ofrojnë bizneset, ndërsa luajnë rolin e tyre duke zhvendosur Mbretërinë e Bashkuar në një ekonomi me karbon zero, një tjetër premtim kryesor i qeverisë. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH