Universitet

Zgjedhjet në universitetet publike më 21 qershor, a janë shpallur fituesit para fushatës së heshtur?

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet në universitetet publike më 21 qershor, a janë shpallur

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 21 qershorit, ethet e garës në Universitete shtohen. Fushata po zhvillohet pa shumë bujë, lëvizjet janë të pakta ndërsa auditorët të zbrazur nga studentët në sezon provimi. Duket sikur s'ka interes për postet drejtuese, mungon fushata, alternativat. Ose më saktë ngjan sikur fituesit janë paracaktuar para se të nisë fushata. 

Vendimet e ligjit për Arsimin e Lartë e njohin garën me një kandidat të vetëm, por për këta të fundit, sipas pedagoges Nora Malaj, gara është më e vështirë.

“Të gjithë këta që garojnë të vetëm duhet të marrin më shumë , pra ¾ e të gjithë universiteteve që do të thotë që shumatorja e tyre që do të zgjedhin do të jetë mbi 50-të. Mund të ndodhë që X që garon të mos marrë 50 plus 1 dhe kjo tregon ribërjen sërish të garës, por kësaj radhe duhet të futen edhe kandidatë të tjerë në garë. Për ata që janë të vetëm është me e vështirë se ata që janë mbi 2”, tha ajo.

Për Malajn këto zgjedhje rezervojnë surpriza.

"Tani që është shumë më e heshtur mendoj që do të jetë më interesante sepse larg vëmendjes,  gara do të ketë edhe elementë trukimi që do ta bënte më të vështirë rezultatin", shtoi ajo.

Pedagogia Malaj sqaron edhe arsyen se përse për njësitë qendrore numri i grave kandidate është më i ulët se burrat.

Punët më të vështira i mban shefi i departamentit dhe zakonisht ju besohet grave”, tha Malaj.

Zgjedhjet për Rektor dhe Anëtar të Senatit Akademik në 14 institucionet publike në vend pritet të mbahen më 21 qershor të këtij viti. Interesi është më i madh në kryeqytet, pasi është më i lartë edhe numri i studentëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH