Universitet

Vendet që po joshin të rinjtë shqiptarë për të studiuar në universitetet e huaja! A mund të frenojmë largimin e tyre?

Shkruar nga Liberale

Vendet që po joshin të rinjtë shqiptarë për të

Si të mos mjaftojë emigracioni masiv, rënia e lindshmërisë, Shqipërinë po e braktisin edhe të rinjtë duan të studiojnë.

Sipas të dhënave nga agjencia e statistikave të UNESCO, numri  më i madh i të rinjve shqiptarë preferojnë të ndjekin studimet në Itali, Gjermani dhe Greqi.

 “Aplikimet nisin që nga janari çdo vit, interesi është shumë i lartë, studentët nisin përgatitjet e tyre thuajse një vit para për gjuhën. Kanë qenë gjithmonë në krye të listës shkencat kompjuterike dhe kjo prirje është gjithnjë e në rritje. Ka interes të madh për inteligjencën artificiale, inxhinieri software, por nuk mbeten pas edhe degët e mjekësisë”, u shpreh Evarisa Lajthia, konsulente edukimi.

Në tërësi janë të paktën 14 mijë të rinj që studiojnë në vende të ndryshme të botës për këtë vit akademik. Gjermania ka shtuar lehtësirat jo vetëm për punonjësit e kualifikuar por edhe për studentët.

Gjermania ka tarifa të ulëta akademike që fillojnë nga 200 euro viti. Ka universitete shumë të mirë-ankuara, politika të mira sociale dhe punësimi pas studimeve. Krahas Gjermanisë kërkohet shumë edhe Austria, Holanda dhe Anglia. Vit pas viti numri i studentëve që interesohen për studime jashtë shtetit, rritet”, shtoi Lajthia. Sakaq, institucionet e arsimit të lartë, nga data 26 shkurt kanë nisur takimet me maturantë në qytete të ndryshme të vendit, duke prezantuar ofertën e tyre akademike.

Rënia e ndjeshme e numrit të studentëve, një prirje që vijon prej vitesh tashmë, është shoqëruar me boshatisje të auditorëve në degë të caktuara ndërsa interesi i të rinjve lidhet ngushtë me mundësitë që jep tregu i punës dhe përfitimet financiare në kohë të shkurtër.

Prandaj kërkohen politika më efikase nga ministria e Arsimit, për të ndryshuar këtë qasje, që studentët të cilët duan të studiojnë të preferojnë vit pas viti sa më tepër universitet tona dhe jo të ndodhë e kundërta. Madje të afrohen pse jo edhe sa më shumë studentë të huaj.

Poll
SHQIPENGLISH