Universitet

UET mirëpret Konferencën e 25-të Ndërkombëtare të Studimeve Osmane dhe Paraosmane, Xhepa: Event madhor shkencor

Shkruar nga Liberale

UET mirëpret Konferencën e 25-të Ndërkombëtare të

Universiteti Europian i Tiranës mirëpriti Konferencën e 25-të Ndërkombëtare të Studimeve Osmane dhe Paraosmane (CIEPO), e cila mblodhi dhjetëra studiues e historianë nga universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme në botë. I krijuar në Napoli në 1974, me qëllim koordinimin dhe shpërndarjen e kërkimeve në disiplina të ndryshme brenda shkencave humaniste, të lidhura me kontekstin para-osman dhe osman, CIEPO është zhvilluar përgjatë viteve në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë. Ardhja e këtij edicioni të 25-të në Shqipëri, merr vlerë më të veçantë për vendin tonë, për shkak të së kaluarës historike me Perandorinë Osmane.

Konferenca pesë ditorë (21-25 qershor) u organizua nga Instituti Sami Frashëri, një organizatë joqeveritare e përbërë nga një grup akademikësh dhe intelektualësh, në partneritet të ngushtë me Universitetin Europian të Tiranës, Canadian Institute of Technology dhe Air Albania.

Në ceremoninë e hapjes, presidenti i UET prof. asoc. dr. Xhepa tha se universiteti është i nderuar që mirëpret një event madhor shkencor të këtyre përmasave. Sipas tij, historia është një disiplinë interesante jo vetëm për studiuesit por edhe lexuesit, pasi ndikimi i saj shtrihet në fusha të tjera të njohjes njerëzore. Xhepa tha më tej se kjo periudhë e historisë që është objekti i studimit të konferencës, ka interes të veçantë për Shqipërinë, pasi lidh të kaluarën jo aq të largët me të tashmen.

“Shpesh përmendet si shkaku kryesor i zhvillimeve aktuale ekonomike dhe sociale, dhe sipas mendimit tim, jo ​​si një historian profesionist, politizimi dhe interpretimi ideologjik i historisë, sidomos gjatë sistemit komunist, kanë krijuar shumë konfuzione, keqkuptime, keqinterpretime, kanë krijuar klishe që dëmtojnë objektivitetin e historisë. Prandaj, është detyrë e studiuesve të dalluar si ju të gërmojnë më thellë në arkivat dhe dokumentacionin historik të kësaj periudhe, për t'i dhënë publikut një pamje të paanshme të historisë.”

Prof. Xhepa u shpreh i bindur se punimet e kësaj konference do të japin një kontribut të madh për të thelluar njohuritë tona mbi aspekte të ndryshme ekonomike, në zhvillimet politike dhe sociale, të atij qytetërimi të madh që u ndërtua nga paraardhësit tanë.

UET mirëpret Konferencën e 25-të Ndërkombëtare të

Konferenca u përshëndet gjithashtu nga ambasadori i Republikës së Turqisë, Tayyar Kağan Atay; Presidenti i CIEPO, prof. dr. İlhan Şahin; kryetari i Bordit të Institutit Sami Frashëri dr. Ardian Muhaj; përfaqësuesi i CIT, prof. Reis Mulita.

Në fjalën e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë e vuri theksin në nevojën e zhvillimit të aktiviteteve të tilla që ndriçojnë të shkuarën tonë të përbashkët dhe na mundësojnë krijimin e perspektivave të reja.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së konferencës ishin: ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit, Anar Huseynov, ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Ivaylo Kiro, drejtori i Qendrës së Studimeve Ballkanike pranë Universitetit të New York në Tiranë, prof. dr. Cihan Özdemir, anëtari i Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historiani i njohur, prof. dr. Ferit Duka.

Gjatë katër ditëve të konferencës, rreth 170 studiues nga universitetet më të rëndësishme të botës, si: Harvard, Princeton, Oxford, Cambridge, Heidelberg, Vienna, METU, Instabul, Bilkent, Tokjo, Seul etj., mbajtën referatet e tyre për gjetjet më të fundit mbi studimet osmane, diskutuan dhe zgjeruan networkun e tyre për bashkëpunime të reja.

Simpoziumi i 25-të i CIÉPO, institucioni akademik i angazhuar në studimin e periudhave historike që paraprijnë dhe përfshijnë periudhën osmane, u përmbyll me një vizitë të studiuesve ndërkombëtarë në qytetin historik të Beratit, qytet i mbrojtur nga UNESCO.

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH