Universitet

UET hap kurse afatshkurtra për liçensimin e profesioneve të lira

Shkruar nga Liberale

UET hap kurse afatshkurtra për liçensimin e profesioneve të

Përveç diplomave profesionale, programeve në ciklin bachelor, master dhe doktoraturë, UET ofron kurse të licensura për profesionet e lira, në disa sektorë: Kurse për gjuhë programimi, për certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, kursin në fushën e psikologjisë dhe atë për auditues energjetik.

Kushdo që ndalon së mësuari është i moshuar dhe kushdo që vazhdon të mësojë qëndron i ri. Në fillim të shekullit XX, industrialistit dhe manjatit amerikan Henry Ford nuk i mungonte vizioni për të krijuar, por edhe për të vlerësuar rëndësinë e edukimit. Mungesa e njohurive të reja e të apdejtuara të lë “të moshuar” për tregun. Me zhvillimet që ka pësuar shoqëria njerëzore, edukimi i vazhdueshëm dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, është një domosdoshmëri. Një domosdoshmëri që më së miri e kuptojnë universitetet.

Universiteti Europian i Tiranës ofron, përveç diplomave profesionale, cikleve të studimit bachelor, master, doktoraturë, edhe certifikime profesionale. Ai zhvillon kurse të licensuara në disa sektorë: Kurse për gjuhë programimi, për certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, kursin në fushën e psikologjisë dhe atë për auditues energjitik.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi thotë se këto kurse iu mundësojnë profesionistëve të fushave, jo vetëm përditësimin me njohuritë e fundit, por edhe fitimin e aftësive të reja teknike- praktike.

UET hap kurse afatshkurtra për liçensimin e profesioneve të

“Ofrimi i kurseve të formimit të vazhdueshëm është një nga aspektet shumë të rëndësishme të lidhjes me tregun e punës. Është në të mirën e të dyja palëve: individët në përputhje me dinamikat dhe kërkesat e tregut të punës aftësohen dhe fitojnë njohuri të reja, por edhe universitetet nga ana tjetër kanë një rol qendror në përshtatjen dhe ofrimin e këtyre njohurive dhe aftësive të reja.”

Ky fakultet ofron tre kurse në gjuhë të ndryshme programimi: OOP.Net Framework dhe C#; RDBMS dhe SQL Server; Ndërtimi i aplikacioneve me C# dhe MS-SQL Db. Kurset zgjasin mesatarisht nga 6 deri në 10 javë dhe zhvillohen në laboratorët e Universitetit Europian të Tiranës, me asistencën e pedagogëve dhe profesionistëve që janë të angazhuar pranë Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë.

“Përveç njohurive teorike, pjesëmarrësit aftësohen edhe në zgjidhjen e problemeve praktike që ndeshin në tregun e punës”, shprehet dekania Xhindi.

Në muajin prill, Universiteti Europian i Tiranës u përzgjodh nga Ministria e Drejtësisë për të zhvilluar kursin për certifikimin e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme, ndjekja e të cilit është detyrim për ushtrimin e profesionit.

Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe thotë se roli i ndërmjetësit është sot thelbësor në treg. Kjo për shkak se, siç raportojnë ekspertët, rreth 1/3 e investimeve në Shqipëri, vjen pikërisht nga sektori i pasurive të paluajtshme.

Lamçe thotë më tej se UET e ofron kursin në bashkëpunim me aktorët më të rëndësishëm të tregut të pasurive të paluajtshme në vend.

UET hap kurse afatshkurtra për liçensimin e profesioneve të

“Modulet që zhvillohen janë në përputhje me VKM dhe përfshijnë, ndër të tjera për nga rëndësia: legjislacionin që lidhet me pastrim- parandalimin e parave, legjislacionin lidhet me Kadastrën, çështjen që lidhen me etikën profesionale, çështjet ndërdisiplinore si ndërtimi, urbanistika dhe negocimi.”

Sipas ligjit nr. 9/2022, ku përcakton termat e rregullimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, kursi që duhet të ndjekin kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme ka një kohëzgjatje prej jo më pak se 60 orësh.

“Deri tani trendi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur një interesim nga kandidatët, të cilët kanë qenë edhe në terma të cilësisë, nga pikëpamja e formimit profesional dhe eksperienca, në nivele mjaft të kënaqshme. Mendojmë që do të jetë ende në rritje”, përmbyll Lamçe.

Në muajin korrik UET diplomoi kursantët e parë ndërsa vijon zhvillimin e moduleve për certifikimin e kandidatëve të tjerë për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.

Jo vetëm për të ushtruar një profesion të caktuar, por edhe për të zgjeruar opsionet e punësimit: kurset e licencuara janë një mundësi për të qëndruar i përditësuar me njohuri të reja, për të përparuar në karrierë ose për të nisur një të re. Janë afatshkurtra, kanë kosto më të ulët se një diplomë studimi dhe mund të fitoni njohuri thelbësore, nëse zgjidhni institucionin e duhur.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH