Universitet

Projekti STEFORA në universitetet shqiptare: Seminare, trajnime dhe botime për përfshirjen e grave në STEM

Shkruar nga Liberale

Projekti STEFORA në universitetet shqiptare: Seminare, trajnime dhe botime

Një grup universitetesh shqiptare, përfshirë Universitetin Europian të Tiranës dhe Qendrën UET, u bënë pjesë projektit STEFORA, mbështetur financiarisht nga programi Erasmus+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE). Ky projekt me fokus promovimin, përfshirjen, diversitetin dhe qëndrueshmërinë në fushat STEM, prodhoi një sërë rezultatesh gjatë implementimit të tij njëvjeçar.

“Nëse shoqëria nuk pranon zhvillimin e lirë të gruas, atëherë shoqëria duhet të rimodelohet.” Në shekullin XIX kur jetoi mjekja Elizabeth Blackwell, e konsideruar doktoresha e parë grua e mjekësisë në kohët moderne, sfidat ishin të mëdha për gratë në shumë aspekte dhe jo vetëm në atë të zhvillimit dhe karrierës. E ndërsa jemi duke rrugëtuar dy shekuj më pas, sfidat e grave nuk mbeten më të pakta. Sot më shumë se kurrë, përtej rrëzimit të steriotipeve, përfshirja e pranimi i grave në STEM (science, technology, engineering and mathematics) është një domosdoshmëri, për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe futjes së inteligjencës artificiale.

Në fakt diversiteti dhe barazia gjinore janë identifikuar si tema me interes dhe me nevojë për trajtim që me projektin STINT (2020-2022), projektuar nga universiteti suedez Linnaeus University (LNU) dhe RIT Kosovo (Universiteti Amerikan në Kosovë), financuar nga qeveria e Suedisë. Me mbylljen e tij, në janar të 2023 erdhi projekti STEM for ALL – STEFORA, mbështetur financiarisht nga programi Erasmus+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE).

Projekti STEFORA u implementua nga gjashtë universitete: RIT Kosova (lider i projektit); Linnaeus University; Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë; Universiteti Kombëtar i Irlandës Maynooth; Universiteti Polis dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Projekti STEFORA në universitetet shqiptare: Seminare, trajnime dhe botime


STEFORA ka pasur synimin për t’i bërë fushat STEM më gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për të gjithë, duke thyer barrierat dhe paragjykimet kulturore. Gjithashtu, nisma është fokusuar në parimet e dizajnit universal dhe qytetarisë digjitale, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse në edukim.

Për të realizuar këto synime, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të vazhdueshme si, seminare, konferenca, buletine, me përfshirjen e aktorëve përkatës (autoritetet evropiane, kombëtare dhe lokale). Përfitues të kësaj pakete kanë qenë si edukatorët ashtu edhe studentët, të cilët janë trajnuar për të shfrytëzuar potencialin e teknologjive digjitale, duke përmirësuar përvojat e mësimdhënies dhe të nxënies.

Për t’i pajisur pedagoget me mjete dhe metoda novatore që i përgjigjen nevojave të të gjithë studentëve, projekti ka realizuar tre programe trajnimi: Trajnim pedagogjik gjithëpërfshirës për fakultetin STEM; Trajnim universal i dizajnit për fakultetin dhe administratorët e STEM; STEM dhe qytetaria digjitale.

Janë realizuar tre webinar-e për të dhënë një pamje të qartë të situatës mes vendeve të universiteteve partnere por edhe për qasjen që duhet të ndiqet për përfshirjen e grave dhe vajzave në STEM, me temat përkatëse: Sfidat e grave që punojnë si inxhiniere: Një studim krahasues ndërmjet Kosovës dhe Irlandës; STEM, gjinia dhe përfshirja sociale: Një qasje transformuese; STEM for All, (i cili ka marrë rastin e Shqipërisë.

Gjithashtu, janë organizuar seminare e trajnime në secilin nga universitetet partnere në STEFORA, nga stafi i trajnuar akademik dhe administrativ, i cili ka marrë pjesë në kurset e avancuara Training of Trainers (ToT). Në Universitetin Europian të Tiranës dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi ka zhvilluar sesionin trajnues me temë “Qytetaria Digjitale”, ku u përfshinë edhe studentet Rajla Zekaj dhe Keris Babliku.

Projekti STEFORA në universitetet shqiptare: Seminare, trajnime dhe botime

Po ashtu, Dr. Anjeza Xhaferaj, eksperte për përfshirjen dhe diversitetin në STEM zhvilloi një sesion ritrajnimi me temën "Përfshirja dhe Diversiteti" me stafin akademik, për të nxitur një mjedis më gjithëpërfshirës dhe të larmishëm për të gjithë studentët.

UET u vizitua gjatë dy ditëve nga përfaqësuesja e Universitetit Maynooth, Irlandë, Znj. Roshmita Kanungoe, hulumtuese në Institutin e Vlerave të Inovacionit, e cila ndau me stafin akademik përvojën me Professional Digital Footprint.

Projekti STEFORA në universitetet shqiptare: Seminare, trajnime dhe botime

Një tjetër qëllim i projektit STEFORA ka qenë, që përtej kohëzgjatjes, duke ndarë gjetjet dhe metodologjitë e tij me një audiencë më të gjerë, të ketë ndikim të vazhdueshëm duke siguruar që praktikat e tij inovative të jenë të aksesueshme nga të gjithë. Për këtë arsye është realizuar një botim “Handbook of Education Modules and Training Materials”, një guidë për të naviguar në modelet edukuese që janë realizuar gjatë këtij projekti.

Është krijuar Rrjeti e Eksperteve STEM me përfaqësuese disa gra, ne rolin e mentoreve dhe role models për vajzat e tjera që kanë vendosur të zhvillojnë një karriere në STEM, Për të promovuar arritjet e grave në karrierën STEM dhe profilet e tyre të punës në Shqipëri dhe Kosovë është

Duke promovuar një kulturë gjithëpërfshirjeje dhe inovacioni, STEFORA hap rrugën për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë në arsimin STEM.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH