Po jo, or mik tungjatjeta.
Oh më mirë të këndosh, të gëzosh e të qeshësh i vetmuar, por i lirë...
Në një intervistë të 2013 për “Gazeta Standard”, Mirush Kabashi do të rrëfente ëndrrat e tij: vendosjen në skenë të dy monologëve, “Apologjia e vërtetë e Sokratit” dhe “Dinjiteti i Artistit” (prej të cilit janë shkëputur vargjet e mësipërme), interpretime që e identifikuan dhe vlerësuan përtej kufijve.
Artisti dhe autori i dhjetëra roleve në filma, komedi, teatër, ishte thellësisht i shqetësuar për vlerat shoqërore, ndërsa shprehej se pasuria më e madhe e njeriut është dinjiteti, “peshë” që e mbajti mbi vete deri në 5 dhjetor të 2023.
Sot, në një vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nderim punën dhe përkushtimin e “Nderit të Kombit”, artistin dhe njeriun shumë të dashur për Universitetin Europian të Tiranës që pati fatin ta kishte shpesh pjesë të veprimtarive të tij.
Në korrik të 2017, Mirush Kabashi ishte i ftuari special në Ceremoninë e Diplomimit gjatë së cilës mbajti një fjalim motivues e njerëzor për studentët dhe risolli, siç vetëm ai dinte ta bënte, vargjet e pavdekshme të Rudyard Kipling "Në mundsh". Auditorët e UET e mirëpritën muaj më vonë për monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
"Mos u demoralizoni nga dështimet dhe mos fluturoni nga sukseset, punoni se t'ia arrini. Puna gjithmonë të nxjerr në breg", ishte porosia e tij e fundit për studentët.