Universitet

Gruaja që bëri histori, afrikano-amerikania e parë e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Nju Meksikos

Shkruar nga Liberale

Gruaja që bëri histori, afrikano-amerikania e parë e diplomuar

A e dini kush është afrikano-amerikania e parë e diplomuar?

Njihuni me Klara Belle Drisdale Williams, e para afrikano-amerikane e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Nju Meksikos (New Mexico State University). Shumë prej profesorëve nuk do ta lejonin atë brenda klasave të tyre. Ajo do ta mbante shënime e ulur në korridor. Ajo, gjithashtu, nuk u lejua të të ecte me klasën e saj për të marrë diplomën.  

Gruaja që bëri histori, afrikano-amerikania e parë e diplomuar

Në një intervistë të vitit 1980, zonja Williams do të kujtonte se fillimisht ceremonia e diplomimit u anulua. Ajo e mori diplomën nga dritarja e gjendjes civile.

U martua në vitin 1917 me Jasper Williams. Tre djemtë e tyre u bënë mjekë. Ajo u bë një mësuese e shkëlqyer për nxënësit me ngjyrë gjatë ditës, ndërsa gjatës natës iu mësonte ekonominë shtëpiake prindërve të tyre, ish-skllevër.

Gruaja që bëri histori, afrikano-amerikania e parë e diplomuar

Në vitin 1961 New Mexico State University e quajti një rrugë në kampusin e tij me emrin e Williams. Në 2005 ndërtesa e Departamentit të Anglishtes u riemërtua Clara Belle Williams Hall. Në 1980 Williams u nderua me titullin Doktor Nderi në Drejtësi nga NMSU, i cili gjithashtu i kërkoi falje për trajtimin që pati kur ishte studente. Vdiq në moshën 108 vjeçare.

Gruaja që bëri histori, afrikano-amerikania e parë e diplomuar

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH