Aktualitet

Universitas vjen sot me titullin: Transformimi i Pushtetit

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen sot me titullin: Transformimi i Pushtetit

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull "Transformimi i Pushtetit".

“Sot pushteti lind nga shpërblimi që mund ta na e heqin, ushtrohet në organizata ku nuk ka rëndësi shtresa, dhe premton shumë më tepër nga ç’mund të realizojë.”

Më pas do gjeni një OP-ED nga Xhezair Zaganjori me titull "Në 245 përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë".

“Me 4 korrik është festa kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pikërisht në këtë ditë, 245 vjet më parë (në vitin 1776), Baballarët e kombit amerikan, Themeluesit e ShBA, të mbledhur në kryeqytetin e Pensilvanise, Filadelfia, në Kongresin e Dytë Kontinental si përfaqësues të 13 kolonive britanike, shpallën njëzëri Deklaratën e Pavarësisë.”

Po ashtu gjeni edhe Komentin me titull “Pse e dyshojmë kaq shumë suksesin tonë?", nga Julia Carpenter.

“Vetëbesimi në punën që bëj dhe vetëbesimi në finanat e mia janë dy gjëra të ndryshme. Dhe s’jam i vetmi që ndihet i pasigurt kur bie puna te menaxhimi i parave.”

Si çdo të shtunë në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime:"“Ishulli i Ekselencës” zgjerohet vit pas viti, UET nderon 100 më të mirët e vitit akademik 2020-2021"

Campus vijon me shkrimin “Interdisiplinaritetin do të tregojë studentëve vlerën e karrierës së arteve liberale”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH