Aktualitet

Universitas vjen sot me titullin: A është i pakthyeshëm integrimi?

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen sot me titullin: A është i pakthyeshëm

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull “A është i pakthyeshëm integrimi?".

"Dështimi i radhës për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian u interpretua nga kryeministri ynë si dështim i Bashkimit Europian për të mbajtur premtimet e veta."

Më pas do gjeni një OP-ED nga Berat Buzhala me titull "Kimetja, Kosnetti, Krasniqët dhe Kulti i Kurtit".

"Nëse po mendoni që të gjitha ato shkronja “K” në titull janë përdorur me qëllim, atëherë e keni gabim. Nuk ishin të menduara më parë, por ka mundësi që këto ditë çdo gjë po sillet rreth shkronjës “K”."

Universitas vijon me një Analizë nga Tchavdar Marinov me titull “Evropa nuk arrin të na kuptojë”.

"Përse Bullgaria po përpiqet t’i vendosë veto anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE?

Për të kuptuar situatën e ndërlikuar politike në gadishullin e Ballkanit, ndonjëherë mund të vijnë në ndihmë shembuj në formën e pyetjeve kundër-faktuale."

Po ashtu gjeni edhe Komentin me titull "Biden (e Putin): Navalani nuk duhet të vdesë", nga Franco Venturini.

“Pushteti i Vjosës dhe Albinit po krijon fuqi për të ndaluar dhe jo për të krijuar gjëra të reja. Po vret kujtesën për lirinë dhe po viktimizohet, duke shkuar tek secili varr, pa ndryshuar gjë nga fjalori.”

Si çdo të shtunë në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime: Juristët, politikanët dhe diplomatët e ardhshëm në shkollën verore të UET, "Ligj dhe Lidership”.

"UET Center në bashkëpunim me World Vision Albania dhe në partneritet me Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare organizojnë “Shkollën e Ligjit dhe Lidershipit Dhërmi 2021.”

Campus vijon me shkrimin “Department’s Book Review UET/ Alda Bardhyli rrëfen të pathënat e dialogut me Kadarenë".

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH