Kryesore

‘Universitas’ vjen sot me: Me çfarë të drejte qeveris shumica

               Publikuar në : 10:30 - 01/08/20 liberale

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Me çfarë të drejte qeveris shumica”. 

“Ne zakonisht e marrim për të mirëqenë që miratimi popullor do të thotë miratim i shumicës së popullit. Megjithatë, sundimi nga shumica mund të jetë po aq tiranik sa dhe sundimi nga një pakicë e vogël.”

Ndërsa në rubrikën “Profil” do të gjeni një shkrim nga Vladimir Myrtezai me titullin: “Timo Flloko/ Kur periferitë gjallëronin nga personazhet e qendrës”.

“Timo Flloko është një personazh që për çudi i fshihet famës së vet. Të jep idenë se megjithëse i ka të gjitha mundësitë për të qenë në qendër, i shmanget asaj dhe përvidhet lehtazi në një kadencë eksiromantike larg vëmendjes dhe debatit, duke bërë si dikush që në dukje ka dëshirën e një fillestari; një lloj ndjeshmërie publike që, në fakt, e ka përmbysur me karrierën dhe historinë e tij si artist i njohur i kinematografisë shqiptare”, e nis shkrimin e tij Myrtezai.

Vlerat kulturore shqiptare në tehun e ish-sigurimit të shtetit”, një shkrim që vjen nga Eugjen Merlika dhe që përqëndrohet mbi raportet e ish-Sigurimit mbi shkrimatarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

“Në këta katër dokumente të CIA-s, të raportuara nga ndonjë agjent shqiptar i saj në Beograd (me gjasë ndonjë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i CIA-s) nuk vërehet absolutisht asnjë e dhënë mbi Martin Camajn, student në Beograd, aq më pak mbi një veprimtari të mundëshme të tij në dobi të UDB-së”, shkruan Merlika.

Po ashtu, analisti italian Pierluigi Battista vjen me shkrimin “Ujgurët në Kinë dhe e jona “kurrë m딓, përkthyer nga Eugjen Merlika.

Ndërsa në rubrikën “Campus” do të lexoni një shkrim me titull: “Fakulteti i Shkencave Juridike në UET vjen këtë vit akademik me program të integruar 5 vjeçar”.

Po ashtu, në rubrikën “Dita e parë në Auditor” do të lexoni shkrimin e Viola Shkulakut me titull: “Dekani i UET, Shefqet Muçi rrëfen ditën e parë në auditor: Me të qeshura e plot humor“.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back