Aktualitet

Universitas vjen këtë të shtunë me: Si t’i ikim gjendjes së natyrës?

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen këtë të shtunë me: Si t’i ikim

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Si t’i ikim gjendjes së natyrës?"

"Në mungesë të shtetit ka luftë të të gjithëve kundër të gjithëve, ka thënë filozofi i famshëm anglez i shekullit XVII Thomas Hobbes. Këtë mungesë të shtetit ai e emërton 'Gjendje të Natyrës'”, shkruan Mile.

Më pas do të lexoni një “Esse” nga Eugjen Merlika me titull: “Idetë dhe parimet e At’ Gjergj Fishtës për organizimin e kombit e të shtetit shqiptar”. 

“Argumenti kryesor i mendimit të Fishtës është ndërtesa morale e shqiptarëve si popull. Është e vërtetë që “populli shqyptàr nuk çfaqet n’histori si nji kòm i organizuem e i pershîmun marë permrêna çarkut t’nji njinìs komtare...” , por arsyet janë jo “barbaria”, që i veshin keqdashësit dhe kundërshtarët, por një seri motivesh historike, politike e topografike, të cilat kanë përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve në Ballkan", shkruan Merlika.

Më pas në rubrikën “Koment” do të lexoni shkrimin e Aleksandër Biberaj me titull: “Modeli politik i Marko Bellos dhe Engjëll Daklit që po shuhet”.

Profesor Vladimir Myrtezai sjell këtë të shtunë në rubriknën "Profil", shkrimin me titull: "Take it easy!".

"Garib Luka është një tip disi përjashta rrjedhës së zakontë; një njeri që e shndërroi jetën në festë, me të ëmblat dhe të kripurat e saj; njëfarë balance që zor se mund ta gjesh gjëkundi. Edhe si trajtë të dhënash psikofizike është i ndarë veç: hundë kërrute, i shkurtër dhe me sipërfaqe të agravuara e të leshta, më shumë një formë e imagjinatës sesa një njeri normal; i ngjashëm me shëmbëllime piktorësh atipikë, që më shumë kërkojnë ekspresionin sesa vetë modelin që u rri përballë", shkruan Myrtezai.

Në rubrikën "Studim", profesor Gjergj Sinani sjell shkrimin "Volteri për Skënderbeun".

"Së pari, Volteri e shikon Skënderbeun si mishërim të lirisë përballë tiranisë. Pra, në vend që të pranonte një despotizëm të natyrës ku pashallarët ishin sulltanë aty ku qeverisnin, por ama koka e tyre ndodhej në çdo çast në tepsinë e sulltanit, Skënderbeu zgjodhi lirinë", shkruan ndër të tjera Sinani.

Ndërsa në“Campus”sot do të gjeni: “Konferenca në UET- nga 'partizanët tek profesorët. Tranzioni pëfundoi, le të fillojnë studimet për të!”.

“Tashmë është bërë një traditë në UET dhe për të shtatin vit radhazi u mbajt Konferenca e Ditëve të Studimeve Shqiptare, e cila fokus kryesor ka dijen dhe rolin që shoqëria ka në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm.

Ndërsa ky vit përkoi me 30-vjetorin e tranzicionit shqiptar, në një aktivitet modest, sipas protokollit shëndetësor për shkak të pandemisë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u mblodhën studiues nga fusha të ndryshme, si ekonomia, drejtësia, arsimi, inxhinieria, marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat sociale apo edhe mjekësia, për të diskutuar rolin e demokracisë në këto 30 vite”.

Por gjithashtu në “Campus” do gjeni: “Shkencat Humane, parim thelbësor i ambicieve demokratike", nga Sarah Churchwell. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH