Aktualitet

Universitas vjen këtë të shtunë me: Pakti i destabilitetit

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen këtë të shtunë me: Pakti i destabilitetit

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Pakti i destabilitetit".

"Marrja e mandatit të tretë qeverisës nga socialistët duket se do të sjellë destabilitet të sistemit politik. Destabiliteti mund të manifestohet në mënyra të ndryshme, por të gjitha të dëmshme për interesin publik, i cili lidhet me zhvillimin socio-ekonomik, me demokratizimin dhe me integrimin e vendit në Bashkimin Europian", shkruan autori.

Në rubrikën “Profil”, profesor Vladimir Myrtezaj vjen me shkrimin me titull "Galaktikat fluturuese si diktim i paqëndrueshmërisë dhe estetikave të artistit Ardian Isufi".

"Ardian Isufi është një lloj energjie e motorrizuar për ndryshimin e përhershëm në kërkim të kohës së humbur. Një subjekt në një parehati pamjaftueshmërisht të zgjatur që në të shumtë i ngjan një makinerie të automatizuar nga tërheqjet e shpeshta e shpesh përmbysëse saqë të le të mendosh që ky rrugëtim në fundin e tij do ti përngjajë një urie e eksitimi anormal ..."

Më pas do gjeni një OP-ED nga pedagogu i UET, Pirro Prifti, me titull "'Sindromi i Havanës' një sulm i sofistikuar mjekësor kundër SHBA-ve?"

"Sindroma Havana është një grup i shenjave dhe simptomave mjekësore të raportuara nga stafi i ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në Kubë që datojnë nga fundi i vitit 2016, si dhe më pas në disa vende të tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara."

Ndërsa do të gjeni edhe një Analizë nga Jeremy Adelman me titull "Paradoksi i patriotit".

"Vështirë të mbahet mend se, para një gjenerate, ekspertë, bankierë dhe studiues përbënin një kor të zhurmshëm, që deklaronin se koha e kombit i përket së shkuarës.”

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: “Department’s Book Review/ Xhezair Zaganjori sjell “Inter Gentes” në UET".

"Prof. Dr. Xhezari Zaganjori sjell botimin e tij “Inter Gentes” në fushën e së Drejtës, me hulumtimeve dhe studime, me një numër artikujsh që japin kontributin nëpërmjet analizave dhe materialit të trajtuar nga ana e vizionit dhe këndvështrimit të profesionit.

Dhe shkrimi tjetër: “Universitetet duhet të kultivojnë mentalitet rritjeje tek studentët e tyre", nga

Paul A. O’Keefe.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH