Aktualitet

Universitas sjell këtë të shtunë: Ideja e rrezikshme e shtetit social

Shkruar nga Liberale
Universitas sjell këtë të shtunë: Ideja e rrezikshme e

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull : “Ideja e rrezikshme e shtetit social”.

"Paradoksalisht, rreziku kryesor ndaj demokracisë funksionale vjen nga kërkesa për më shumë demokraci."

Më tej në do të lexoni shkrimin e Eugjen Merlikës me titull “Elegji për brezin tim”

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë...”-Ismail  Kadare

Në rubrikën “Profil”, profesor Vladimir Myrtezai, sjell “Thoma Thomai- Thumbi mbi ndërgjegje”.

Në rubrikën “Campus” do të lexoni “UET nderon World Vision Albania me “Çmimin e Mirënjohjes”

"Universiteti Europian i Tiranës  me anë të një ceremonie i ka akorduar “çmimin e mirënjohjes” Ëorld Vision Albani me motivacionin për bashkëpunimin disa vjeçar dhe për kontibutin në zhvilimin profesional tek të rinjtë, duke sjellë ndryshime thelbësore në jetët e tyre."

Duke qëndruar brenda UET, do të lexoni edhe shkrimin “Tryeza e diskutimit në UET: Polarizimi, problemi i tregut të punës në Shqipëri."

"Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingit në UET zhvilloi tryezën e diskutimit me aktorë të rëndësishëm në sektorin publik dhe privat me synim orientimin e studentëve në tregun e punës.

“Universitas” mbyllet me shkrimin e analistit dhe publicistit Veton Surroi: “Historia e shkurtër dhe e trishtë e letrave të pagjetura për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH