Aktualitet

Universitas: Polemika e integrimit: Nga "arti i së mundshmes" te...

Shkruar nga Liberale
Universitas: Polemika e integrimit: Nga "arti i së mundshmes"

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Polemika e integrimit: Nga "arti i së mundshmes" te "shkenca e bindjes"".

"Që prej rënies së regjimit të komunist Shqipëria është një vend i përfshirë në procesin e europianizimit. Si njëri nga vendet më të pazhvilluar ekonomikisht në Evropë dhe me një traditë demokratike thuajse të munguar krejtësisht, Shqipëria përbën rastin ideal për ta trajtuar si një vend që ka nevojë për “busullën” e modernizimit", kështu e nis Klementin Mile.

Më pas do të gjeni një profil me titull "Kukulla" nga Vladimir Myrtezai.

"Isha krejt i lëshuar e i lexueshëm, si një fëmijë që sapo kap një vrundull ajri dhe përpiqet ta kuposë në vetëmbështjellje, sikur po ndërton një fole imagjinare për të mos lënë të rrjedhë asgjë jashtë saj. Shtrirë mbi një bazamak të stilit rokoko vështroja veç qiellin, në një pikë. Mendoja se edhe për njerëzit ka gjithnjë një moment ngazëllues, që të bën të fluturosh në një ëndërrim që vijëzohet në ajër: forma të dendura të tejpashme që çlirojnë ndërmjetësime të mjegullta. Isha njeriu që nuk kisha se çfarë të humbja nga kjo botë. Vetë zot e vetë shkop. Në një liri të shfrenuar me vetveten. Pluskoja gjithandej sipas qejfit, pa ndonjë ngarkesë nga ato që shpikin njerëzit e i kthejnë në qëllime jete", shkruan Myrtezai.

Ndërsa më pas do të gjeni një koment nga Carolina Chimoy me titull: "America is back".

"Nëse fjalimet e Donald Trumpit sundoheshin nga lajtmotivi "America first", presidenti i ri, Joe Biden distancohet nga kjo politikë. Ai i sheh aleancat ndërkombëtare si gjënë më të mirë për Shtetet e Bashkuara, sidomos në kohë, në të cilat bota ndodhet "para sfidave si kurrë më parë". Për mposhtjen e pandemisë është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, tha ai. Por edhe sfida si ndryshimi i klimës dhe fluksi i migracionit janë tema, që mund të zgjidhen vetëm së bashku, tha Biden në një vizitë në Departamentin e Shtetit në Uashington", shkruan ajo.

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime.

"Department’s Book Review/ Mjekët babë e bijë sjellin librin “Trajtimi standard dhe alternativ i sëmundjeve”", nga dietat, tek trajtimet alternative të sëmundjeve, një udhëzues i dobishëm për të gjithë.

"Në vijim të traditës së krijuar, Department’s Book Review solli këtë të premte, në ambientet e UET dhe nën respektimin rigoroz të masave anti- Covid, promovimin e librit më të ri në fushën e mjekësisë, “Trajtimi standard dhe alternativ i sëmundjeve” me autorë dy mjekët babë e bijë, Dr. Laver Stroka dhe Dr. Afërdita Stroka."

"Pandemia do të shfaq vlerën e vërtetë të universiteteve", nga Rusell Reader, Drejtor i Komunikimit / Keele University.

"Edhe pse arsimi i lartë në Mbretërinë e Bashkuar përballet me sfida të mëdha financiare, ai ka fituar zemrat dhe mendjen si kurrë më parë, thotë Russell Reader."

Dhe për ta mbyllur me një opinion, këtë herë nga Veton Surroi: "Shmangia: si e sëmuri Serbia regjionin?". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH