Aktualitet

Universitas: “Narkotika” dhe përfytyresa e shqipërisë në botë

               Publikuar në : 09:24 - 10/08/19 LP

Suplementi “Universitas” është pjesë e Gazetës Liberale çdo fundjavë. Ky nuk është një suplement si ato që hasim shpesh në gazeta, por është suplementi i parë në media me ide, debate, ese dhe rubrika të mendimit.

Në numrin e sotëm analisti Eugjen Merlika në rubrikën Polemika shkruan artikullin me titull: ““Narkotika” dhe përfytyresa e shqipërisë në botë”.

 Fakti që Shqipëria është një nga arteriet më të rëndësishme të këtij organizmi infernal e të stërmadh, është një goditje e fuqishme përfytyresës së saj në botë, është një grusht fytyrës së qindra mijra e milionë shqiptarëve të ndershëm në botë e në atdhe, që jetojnë me djersën e ballit e që në të voglën e tyre e nderojnë emrin e tij.

Në rubrikën “Ku gabon…” do të lexoni Opozitës i mungon Fitim Zekthi”, nga Klementin Mile.

“Simboli i gabimeve opozitare në komunikim është mungesa e njerëzve si Fitim Zekthi. Shumëkush e njeh Zekthin, pasi e ka parë të aktivizohet në emisione televizive të llojit debat. Aty kanë parë përkushtimin e tij ndaj kauzave që mbron, formimin ideologjik të qartë dhe koherent, pozicionimin e pakompromis dhe argumentimin e fortë.”

Gjithashtu do të gjeni një editorial me titull: “Evropa dhe aleati i domosdoshëm”, nga Angelo Panebianco

Një tjetër koment vjen nga nga  Miodrag Soric: “Vladimir Putini, 20 vite në pushtet”.

Në rubrikën “Campus” do të gjeni Bilanci i suksesshëm i UET për ndërkombëtarizimin, 1 milion euro bursa, mbi 250 shkëmbime studentore, 100+ projekte ndërkombëtare”.

Po ashtu, do të gjeni një shkrim të Laura E. Rumbley, me titull: “Perspektivat e gjeneratës së ardhshme në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë”

Mustafa Nano në rubrikën e tij “Si e kam njohur…” na tregon për Aleksandër Meksin.

Aleksandër Meksi, lidhjet me të cilin i kam edhe sot e kësaj dite, është një nga pak konservatorët gjenuinë të këtij qyteti. Disa njerëz bëhen konservatorë (edhe progresistë, socialistë, liberalë, apo ku di unë çfarë tjetër) prej leximeve apo kontakteve gjatë jetës, por ai ka diçka prej konservatori të lindur.”

Këto edhe shumë të tjera i gjeni sot në Gazetën Liberale print. /Gazeta Liberale

 

(Visited 41 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *