Aktualitet

"Universitas" hapet të shtunën me: Zgjedhjet që paragjykojnë vendimin

Shkruar nga Liberale
"Universitas" hapet të shtunën me: Zgjedhjet që

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Zgjedhjet që paragjykojnë vendimin". 

"Në hapësirën publike shqiptare flitet vetëm për zgjedhjet dhe të ashtuquajturën “reformë” zgjedhore. Natyrisht, kjo çështje është jashtëzakonisht e ndjeshme për shqisat e politikanëve në kërkim të pushtetit, të gazetarëve në kërkim të lajmit (ose rrogës në fund të muajit) dhe të qytetarëve në kërkim të përmbushjes së interesave ose përmbushjes emocionale. Zgjedhjet, sidoqoftë, konsiderohen gjerësisht si mekanizmi i parë dhe më i rëndësishmi për vendosjen e demokracisë.", shkruan Klementin Mile.

Ndërsa në rubrikën “Profil” do të gjeni një shkrim nga Vladimir Myrtezai me titullin: "Barok – Roksana D". 

"Sergei Dane përsillej rrotull i pavendosur nga yshtja e tij për gjueti femrash në kafenenë më të njohur të qytetit. Ajo kafene frekuentohej nga femrat si një zakon magnet. Qe një qoshk vend që nuk kishte as vendndodhjen e favorshme dhe as ndonjë karakter arkitektonik për t’u mbajtur mend", kështu e nis shkrimin e tij Vladimir Myrtezai.

“Të dielave, zakonisht prisja me ankth të më merrnin me vete në periferi të qytetit, ku ndodhte therja e bagëtive. Ime Më e kish bërë zakon të më  merrte me vete, pasi e dinte që qe një nga ditët që mua më pëlqente shumë për shkak se udhëtonim me urban. Një autobus fizarmonikë rrangallë  që shkonte deri në të dalë të qytetit dhe më pas një copë rruge e bënim me këmbë.”, e nis shkrimin e tij Myrtezai.

Ndërsa në rubrikën “Campus” do të lexoni një shkrim me titull:"Projekt publikimesh mbi programin e tyre nga vetë studentët e Komunikimit në UET" nga Prof. Asoc. Dr. Belina Budini. 

"Çfarë mund të bësh me Komunikimin? Kësaj pyetjeje praktike, lidhur me tregun e punësimit për ata që zgjedhin të studiojnë në drejtimet e lidhura me komunikimin, i janë përgjigjur vetë studentët e këtij programi në UET, duke u mbështetur në njohuritë e marra gjatë dy viteve të tyre të para studimit si edhe në përvojat e nisura tashmë në këtë fushë.", shkruan Budini.

Po ashtu edhe një tjetër shkrim nga Viola Shkulaku me titull: "Well done 2019-2020! Sfidat e pandemisë dhe mësimi online në UET". 

"Edhe pse në kohë pandemie dhe në kushte aspak të zakonta Universiteti Europian i Tiranës ia doli mbanë të mbyllte me sukses vitin akademik 2019-2020, falë punës së palodhur të stafit akademik, të sistemit teknologjik që ka krijuar tashmë ndër vite, por edhe vetë studentëve.", shkruan Shkulaku.

Po ashtu do të gjeni edhe një intervistë me Drejtorin e IT në UET  me titull: "Drejtori i IT në UET, Agim Kasaj: Gati për të realizuar online gjithë vitin akademik 2020-2021". 

Ai tregon për sfidat e mësimit online gjatë pandemisë, si u ngrit sistemi Microsoft Teams dhe si ia dolën mbanë. Po ashtu rrëfen se janë gati për vitin e ri mësimor, edhe nëse zhvillohet online.

Ndërsa për ta mbyllur me një OP-ED nga Jacek Rostowski me titull: "Leksione nga opozita polake". 

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH