Aktualitet

"Universitas" hapet sot me: Shoqëria civile si komunitet politik

Shkruar nga Liberale
"Universitas" hapet sot me: Shoqëria civile si komunitet politik

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Shoqëria civile si komunitet politik".

"Teoricieni gjerman Hirshman thotë se përballë veprimeve të qeverisë populli ka në dispozicion tri mënyra reagimi: braktisjen e vendit ose të situatës problematike, pranimin në heshtje të dëmit që i është shkaktuar, ose ngritjen e zërit. Secila prej këtyre mënyrave mund të ndiqet individualisht, por efektin më të madh për llojin e shoqërisë ku jetojmë ato e japin kur ndiqen në grup. Ky është momenti kur hyn në skenë shoqëria civile, si formë organizimi e shoqërisë për të maksimizuar forcat sociale. Në vendet post-komuniste shoqëria civile nuk është zhvilluar sa duhet për ta realizuar këtë mision. Shqipëria, ndër to, është ndoshta vendi me shoqërinë civile më të dobët, ku organizimet civile më së shumti i shërbejnë ndonjë force politike se sa kauzave qytetare. Në kontrast me këtë, situata e shoqërisë civile është shumë më e ndryshme në vendet perëndimore që nuk e përjetuan regjimin komunist. Në ato vende shoqëria civile arrin të organizohet suksesshëm dhe të ushtrojë ndikim në fatet e shoqërisë. Për të kuptuar këtë diferencë të shoqërive civile perëndimore dhe lindore vlen të shqyrtojmë idetë e zhvilluara nga filozofi i shquar hungarez Gashpar Miklosh Tomash", shkruan Mile.

Më pas një shkrim nga Vladimir Myrtezai: "Trishtimi  i një gjenerali për Hurmànë". 

"Sekush ka një histori për të rrëfyer, histori jete, pa u paragjykuar, cilado qoftë historia e tij/saj.Për S.XH. ishte bërë varësi tashmë gjetja e historive në kontrarrymë e me ndiesinë e të jetuarit në këtë hakmarrje të dhelët ndaj gjërave që servireshin si ushqim për tregun në media , një akt i shpifur e komercial sakaq, i ngjashëm me frymën e revolucioneve në modë tash e në kohë paralele të ngjashme si kohë përmbysjesh të mëdha.Sipas tij të gjitha humbjet kishin shijen e një humusi pas katastrofës apo një rrëzimi fatal ku do mund të ndërtohej një qasje e madhe  totale e një bote në bjerrje në vlerë po kaq njerëzore", shkruan Myrtezai.

Në rubrikën Campus do të gjeni një shkrim me titull: "10 degët më të kërkuara në vitin 2020 /Rasti i UET". 

"Koha për të vendosur për programin e studimit është një moment kyç në jetën e maturantit, pasi dilemat janë të shumta, se cila është diploma më e mirë për të marrë, apo se në cilin universitet duhet të diplomohem. Ndërsa është shumë e zakonshme që studentët të ndryshojnë drejtimin e tyre gjatë karrierës së tyre në universitet, perspektivat e punës dhe potenciali i rritjes profesionale në ekonominë globale gjykon se cilat diploma konsiderohen të jenë më të mira për të studiuar.

Ndërsa është e një rëndësie të madhe që të zgjidhet një diplomë për të cilën maturanti vërtet është i interesuar, është gjithashtu e dobishme të dihet se cilat janë programe studimi kanë më shumë kërkesë në mënyrë që kur studentët të diplomohen, shanset në tregun e punës të rritet natyrshëm."

Po ashtu edhe një shkrim tjetër me titull: "Angazhimi i studentëve është më shumë sesa argëtim".

"Angazhimi i studentëve ka qenë një fjalë kyçe në arsimin e lartë për vite me radhë.

Si të arrihet këtu është pyetja, a duhet që mësimdhënësit të mësojnë se si të paraqiten në mënyra argëtuese? Apo është një plan mësimi i kuruar me kujdes mënyra më e mirë përpara?"

Më pas do të gjeni një OP-ED me titull: "Asnjë sistem nuk është i përjetshëm". /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH