Aktualitet

Universitas hapet me: Për qeverinë e sotme dhe atë që mund të vijë

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet me: Për qeverinë e sotme dhe atë që mund

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Për qeverinë e sotme dhe atë që mund të vijë". 

"Përtej diskursit për interesat, i cili, pa dyshim është i saktë por sipërfaqësor, politika mund të cilësohet si menaxhim i indinjatës dhe pakënaqësive. Këto janë rritur ndjeshëm gjatë dy mandateve të Ramës si kryeministër. Por, sfida e menaxhimit të indinjatës popullore nuk i takon vetëm kryeministrit, pasi ajo prek, gati me të njëjtin intensitet, edhe opozitën e vendit. Problemi është se demokracia përfaqësuese, madje edhe ajo difektoze, është lojë me shumë zero. E kjo nuk do të thotë vetëm që njëra palë fiton prej humbjes së tjetrës, por edhe se merita e palës fituese gjenerohet prej paaftësisë së palës humbëse. Pra, në këtë sistem politik qeveria dhe opozita janë si ata binjakët siamezë që nuk mund t’i ndash prej njëri-tjetrit, sado të përpiqesh dhe çfarëdolloj operacioni të kryesh.", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një koment nga Angelo Panebianco me titull: "A do të kthehet aleanca e hershme ndërmjet Europës e SHBA me ardhjen e Biden-it?".

Po ashtu duke qendruar tek Bota do të gjeni edhe një shkrim tjetër për presidentin e SHBA, Biden me titull: "Të zgjedhurit e Bidenit: Kush është kush?". 

"Inaugurimi i Joe Bidenit si president i Shtetetve të Bashkuara po afrohet, pas disa javësh të trazuara në Uashington, dhe vëmendja kthehet te njerëzit që ai ka caktuar për poste të larta në administratë", shkruhet në faqen 18 të Gazetës Liberale në suplementin "Universitas".

Për t'u pasuar nga një tjetër opinion këtë herë që ka lidhje me Covidin: "A i pengojnë Patentat industriale vaksinat anti Covid?" nga Renata Kau.

"Thuhet që në Evropë vaksinat anti covid do të jenë gratis për të gjithë, por sic po e tregon koha ato nuk janë as të disponueshme njëkohësisht për të gjithë. Gjithashtu situata nuk shfaqet e njëjtë kudo në botë. Sipas Institutit për Studime të Politikës Ndërkombëtare, aktualisht rezulton që vendet e pasura, të cilat kanë vetëm 14% të popullsisë botërore, të kenë blerë 53% të vaksinave anti covid. Ndërkohë vende me të ardhura të mesme ose të ulëta, ku përfshihet edhe Shqipëria rrezikojnë të mbeten prapa dhe të mos furnizohen me vaksina.", shkruan Kau.

Ndërsa në “Campus” sot do të gjeni: "Departmanet’s Book Review/ Alfred Peza sjell librin e tij të dytë, “Eneveriada”".

"Brenda së shkuarës historike dhe brenda dashurisë! Gazetari dhe shkrimtari Alfred Peza vjen kështu në një rrëfim të ri, me librin e tij të dytë “Enveriada”, botim i UET Press.

Promovimi i librit u zhvillua të premten në vazhdën e takimeve të “Department’s Book Revieë”, cikli i bisedimeve që tashmë po vjen prej javësh në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, nën respektimin rigoroz të masave anti-Covid. Nën moderimin e pedagoges, Dr. së Shkencave të Komunikimit, Irena Myzeqari dhe nën praninë fizike e virtuale të studentëve dhe pedagogëve, Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit zhvilloi një bisedë me autorin, rreth simbolikës që mbart ky libër dhe elementëve që e diferencojnë nga autorët e tjerë, që kanë trajtuar në veprat e tyre ngjarje dhe simbolika të periudhës s komunizmit."

Po ashtu në “Campus” do gjeni edhe: "Universitetet dhe biznesi duhet të angazhohen për ndikimin e tyre në më shumë komunitete", nga Justine Greening.

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Veton Surroi me titull: "Noti i fundit në Liqenin Trump". /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH