Kryesore

Universitas hapet me: Njeriu dhe shoqëria me një dimension

               Publikuar në : 09:19 - 21/11/20 liberale

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Njeriu dhe shoqëria me një dimension”.

“Herbert Marcuse vijon të jetë ndër mendimtarët politikë më të rëndësishëm të shekullit XX dhe njëri nga përfaqësuesit më në zë të Shkollës së famshme të Frankfurtit.  Shkrimet e tij frymëzuan të Majtën e Re dhe lëvizjet studentore radikale, për të cilat Marcuse u kthye në një lloj figure kult”, shkruan Mile.

Më pas do të lexoni një “Esse” nga Eugjen Merlika me titull: “Një jetë në diktaturë”. 

“Jeta në burg është një gjymtim për njeriun. Privacionet e të gjitha formave, largësia nga familja, shqetësimi për të, rreshti disa herë në ditë, mendimi i të qenit pa faj aty brenda, të gjitha këto krijojnë një kompleks shpirtëror që e ngrys njeriun, e thinj para kohe, i errëson mendimin. Jo më kot Dostojevski e quante “shtëpi e të vdekurve”. Po ç’forcë e mban gjallë atë, që kur dënohet me njëzet vjet burg, po ta dijë se do t’i bëjë të gjitha çmendet ose vret veten? Ka vetëm një ilaç: shpresa, ajo i mban njerëzit të fortë, i bën t’i bëjnë ballë së keqes me gaz. Shpresa fillon tek njeriu që kur hyn në atë derë dhe e shoqëron gjatë gjithë kohës”, shkruan Merlika.

Ndërsa më pas një “OP-ED” nga Ekrem Spahiu me titull: “Pse u krijua Legaliteti?!”. 

“Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillen që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu”, shkruan Spahiu.

Ndërsa në“Campus”sot do të gjeni: “UET përmbyll projektin e madh kërkimor ‘SHQIPERIA INOVATIVE ’15- ’20’, ja bilanci shkencor”.

“Në 5 vjet u angazhuan më shumë se 250 pedagogë dhe kërkues, u dhanë më shumë se 2.5 milionë euro grante kërkimore nga donatorët dhe UET.”

Po ashtu do të gjeni: “Sa ndikon cikli dytë i studimeve për punonjësit e Institucioneve Financiare? Rasti i studentes së UET Xhovana Lusha”. 

Dhe për ta mbyllur me një koment ngaImer Mushkolaj me titull: “Politikë e turpshme me viktima”. /Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back