Aktualitet

Universitas hapet me: Ne nuk kemi qenë kurrë fetarë

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet me: Ne nuk kemi qenë kurrë fetarë

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Ne nuk kemi qenë kurrë fetarë".

"Ngjarje si ato në Francë, ku u ekzekutua një mësues në emër të fesë dhe po ashtu u sulmuan dy gra si reagim, po në emër të fesë, ndaj këtij akti, kanë risjellë në qendër të debatit publik çështjen fetare. Mbi të gjitha, ngjarje të tilla lexohen si tregues i rikthimit të fuqishëm të fesë në shoqëritë perëndimore. Megjithatë, përkundër këtyre leximeve, bëjmë mirë të ndjekim një shteg tjetër – shtegun e çelur nga filozofi bashkëkohor gjerman Sloterdajk, i cili na fton në një reflektim provokativ dhe origjinal për çështjen fetare, në librin e famshëm “Ti duhet ta ndryshosh jetën tënde”", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një profil nga Vladimir Myrtezai me titull:Ajër në semaforë të kuq".

"Françesk Garxhiola sapo kish dalë nga një gjendje e rëndë varësie prej një dashurie të re e të rrëmbyer, si thellim i beftë e spontan, që dita më ditë u shndërrua në një breshëri tronditëse për të. Po kalonte një traumë që nuk ishte e mundur as të flitej e as të merrej me mend, se sapo merrte guximin ta afronte në krye për analizë, kishte ende humbje ekuilibri dhe sekretime lëngjesh morbozë e të hidhur, që i gufonin vrullshëm. Ishte rrëzuar papritur e nuk kishte më fuqi të ngrihej në këmbë. Shkëmbente një inat të pashembullt e të papërshkrueshëm me veten, si kurrë më parë", shkruan Myrtezai.

Po ashtu do të gjeni edhe një analizë me titull: "Organizata e Kombeve të Bashkuara në 75 vjetorin e krijimit të saj" nga  Xhezair Zaganjori.

"24 tetori është dita e OKB-së. Në këtë ditë të shënuar, 75 vjet më parë hyri në fuqi Karta e kësaj organizate shumë të rëndësishme ndërkombëtare, synimet madhore të së cilës kanë qenë dhe mbeten ruajtja e paqes dhe sigurisë globale, zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes popujve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore si dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet shteteve për përballimin dhe zgjidhjen e problemeve me natyrë ekonomike, shoqërore, kulturore apo humanitare (neni 1 i Kartës).", shkruan Zaganjori.

Në rubrikën "Campus" do të gjeni dy shkrime. Njëri me titull: "Koncerti i UET Band për promovimin e librit të Zhuilana Jorganxhi". 

"Grupi muzikor i UET Band surprizon poeteshën e madhe të teksteve të këngës moderne shqipe me një koncert enkas për promovinn elibrit të saj në Universitetin Europian të Tiranës."

Dhe një tjetër shkrim me titull: "Pedagogu i KPT, Ervis Qose: “Smart Home“, shtëpia e së ardhmes!".

"Kolegji Profesional i Tiranës i themeluar në vitin 2015, ishte risi për arsimin e lartë, e ndërkohë vazhdon të jetë në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri.  Ajo që e veçon nga pjesa tjetër është fakti që të diplomuarit në 12 programe studimi që ofron ky Kolegj, marrin profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit në vendin tonë. E gjitha falë vizionit dhe përvetësimit të njohurive që janë në një hap me tregun e punës dhe zhvillimet teknologjike."

Për ta mbyllur me një Esse nga Eugjen Merlika me titull: "Një jetë në diktaturë". /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH