Aktualitet

Universitas hapet me: Leviatani në Capitol Hill

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet me: Leviatani në Capitol Hill

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Leviatani në Capitol Hill".

"Për të kuptuar si ndodhi që në një vend me demokraci të stabilizuar, madje në demokracinë që synon të eksportohet ngado nëpër botë dhe të shërbejë si model qeverisjeje që duhet ndjekur, u bastis tempulli i demokracisë nga protestues të dhunshëm që iu përgjigjën thirrjes së një presidenti që nuk dëshironte të largohej paqësisht, termat e zakonshëm të shkencave politike nuk na ndihmojnë", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një koment nga Bashkim Zeneli me titull: "Berlini po bie, Hitleri feston ditëlindjen".

“I dërrmuar, me një shikim të hutuar, duke u dridhur, Hitleri do të dilte nga bunkeri për në oborrin e tij të vogël, për t’u përshëndetur me përfaqësues të dy njësive që kishin ardhur për ta uruar për ditëlindjen: Trupa të Divizionit special SS “Frundsberg” dhe trupa të Rinisë Hitleriane.” Kjo është atmosfera e ditëlindjes së 56-të të Fyhrerit, ndërsa Berlini ishte i rrethuar në veri, jug dhe lindje, nga armatat e tre marshallëve sovjetikë edhe në perëndim nga afrimi i forcave aleate Perëndimore amerikane dhe britanike. Kjo pjesë e librit “Berlin 1945 – Maji i Fitores” i diplomatit të shquar Bashkim Zeneli, botimi më i ri i shtëpisë botuese UET Press sjell per lexuesin shqiptar ngjarjet që vendosën historinë e botës dhe çka është risi, e sjell nga një autor shqiptar, si diplomati Bashkim Zeneli.

Në faqen 19 do të gjeni një koment nga Miodrag Soric me titull: "Amerika si model?"

"A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet", shkruan Soric.

Ndërsa në “Campus” sot do të gjeni: "Takimi i parë i jurisë për Çmimin “Kadare” 2021: Pse autorët duhet të jenë pjesë e konkursit".

Në ambientet e Institutit Europian Pashko, pranë Universitetit Europian të Tiranës u mbajt takimi i parë i jurisë së Çmimit letrar “Kadare” 2021, i cili do të akordohet në fund të muajit shkurt gjatë aktivitetit Anuarët e Filozofisë, ku do të përzgjidhet autori shqiptar, fitues i gjashtë në gjininë e prozës.

Po ashtu në "Campus" do gjeni edhe: "Në epokën e Inteligjencës Artificiale, universitetet duhet të provohen si “robotë”"

Të gjithë duhet të kuptojnë se si të punojnë me teknologjinë dhe robotët; leximi i të dhënave, për të ndihmuar në interpretimin e “detit të të dhënave” që tani është në dispozicion; dhe shkrim-leximin njerëzor, i cili përfshin identifikimin e asaj që ne mund të bëjmë që makinat nuk mund ta bëjnë.

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Enver Robelli me titull: "Mjedra, respiratorë dhe ikona e vjedhur: një kronikë nga Bosnja". /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH