Kryesore

Universitas hapet me: Kush duhet të dorëhiqet në Partinë Demokratike?

               Publikuar në : 08:57 - 15/05/21 liberale

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Kush duhet të dorëhiqet në Partinë Demokratike?”

“Në Partinë Demokratike duhet të ketë ose dy dorëheqje, ose asnjë. Humbja e përsëritur e zgjedhjeve në kampin e djathtë ka nevojë për analizë dhe reflektim, por këto nuk duhet të jenë gjysmake, sikurse e kërkojnë individë dhe grupime brenda e jashtë Partisë Demokratike”, shkruan Mile.

Në rubrikën “Profil”, profesor Vladimir Myrtezai vjen me shkrimin me titull “Nënshtresat e pazëshme që sollën ndryshimin/ Gazmend Muka, in memoriam”.

“Gjithnjë ndodh që pas një prishje ekuilibresh apo pas një stuhie si ajo e 90-s, në të gjithë fshirjen e radikalizuar të asaj që quajtëm “ndryshim”, në ngut e sipër harruam një çast që në këtë kalim drastik do të duheshin disa ura të padukshme, që për kohën ishin pika referimi dhe mbështetjeje për të mos merituar një dështim.”

Më pas do gjeni një OP-ED nga Rikard Jozwiak me titull “Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin“.

“Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.”

Universitas vijon me një Analizë nga dy autorë, Christopher Walker & Jessica Ludwig me titull “Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë”.

“Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë e kanë shtuar forcën e tyre gjatë 15 viteve të fundit. Në këtë periudhë, diktaturat kanë forcuar dhe modernizuar sistemet e tyre represive. Qeveritë në gati çdo rajon, mes tyre shumë demokraci, janë bërë më jo liberale ose autoritare.”

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: “Master Class i Komunikimit në UET/ Klodiana Lala: Mos bëni kurrë kompromis me të vërtetën”.

Gazetarja Lala, në një rrëfim ndryshe mbi rrugëtimin e saj në gazetari, pasionin për punën dhe risqet e marra përsipër.

Dhe shkrimi tjetër: “Vetëm universitetet mund të krijonë një kuptim dhe narrativë të re për botën e post-pandemisë”, nga Susan Lea.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back