Aktualitet

Universitas hapet me: Filozofë dhe shpellarë

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet me: Filozofë dhe shpellarë

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Filozofë dhe shpellarë”. 

“Teksa dëgjon shprehje të tilla si “filozofia e qeverisjes”, “filozofia e kompanisë tonë”, “mos na bëj filozofi tani”, “nuk kanë filozofi”, e kupton se si është degraduar, vulgarizuar dhe keqkuptuar aktiviteti filozofik. Njerëz që nuk dinë asnjë emër filozofi, e aq më pak ndonjë ide apo argument filozofik, flasin megjithatë për “filozofinë” me një lehtësi që, emocionalisht, është vërtet e papërballueshme. Si kemi ardhur këtu?”

Një përkthim i Eugjen Merlikës nga Federico Fubini vjen me titull: "Tërheqja e SHBA një qumësht dallëndysheje për Kinën, jemi në Luftën e Dytë të Ftohtë". 

Ndërsa më pas vjen një analizë nga Tony Weselowsky e cila titullohet: "Mënyrat sesi e ndryshoi botën 11 shtatori". 

"Bota ka shikuar e tmerruar sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001, në Shtetet e Bashkuara. Afro 3,000 njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit i kanë përplasur aeroplanët në Kullat Binjake në Nju Jork, në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në një fushë në Pensilvani."

Për të vijuar me një përkthim nga Eugjen Merlika të Paolo Mieli me titull "Evropa e ndërdyme përballë krizave botërore".

Në rubrikën “Campus” do të gjeni: "Department’s Book Review në UET/ Sektori Publik, nevoja për auditim". 

Mënyra më e mirë për të siguruar menaxhimin e mirë të qeverisjes, në rang lokal apo qendror, si edhe organizatave publike, mbetet auditimi i brendshëm. Mbi sfidat dhe mangësitë që paraqet sot ky sektor, UET PRESS dhe Prof.Hysen Muceku sjellin librin “Auditimi Publik”.

Dhe për ta mbyllur me Scott Atran: "Pse disa njerëz janë të gatshëm të vdesin për një kauzë, dhe disa të tjerë jo?".  /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH