Aktualitet

UNIVERSITAS çelet me: Hipoteza Komuniste

Shkruar nga Liberale
UNIVERSITAS çelet me: Hipoteza Komuniste

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Hipoteza Komuniste”.

“Të hedhësh poshtë Marksin ngaqë Stalini qe marksist do të ishte po aq e pajustifikuar sa edhe të refuzosh krishtërimin ngaqë inkuizicioni spanjoll drejtohej nga të krishterët. Nga ana tjetër, do të qe gjithashtu e paarsyeshme të thuhej se nuk kishte asnjë lidhje midis Marksit dhe Stalinit. Si Lenini ashtu dhe Stalini e justifikuan sundimin despotik të tyre si një ushtrim brenda asaj që Marksi e quajti diktaturë të proletariatit, çka supozohej të ishte periudha kalimtare nga kapitalizmi në komunizëm. Socialistët kanë folur për diktaturën e proletariatit si një “trashëgimi të pakëndshme nga Marksi” dhe kanë vënë në dukje se Marksi kurrë nuk e përdori atë frazë në ndonjë nga shkrimet kryesore të tij. Por, edhe kur nuk i përdorte saktësisht ato fjalë, Marksi nuk hezitoi të theksonte (te “Manifesti i Partisë Komuniste”) nevojën për “shkelje despotike të të drejtave të pronës dhe të kushteve të prodhimit borgjez”. Marksi gjithashtu këmbënguli se ideja e socializmit nuk mund të ndahej nga historia e saj, ndaj dhe do të dukej e çuditshme ta çlirosh Marksin nga çdo përgjegjësi për historinë e regjimeve marksiste.”, shkruan Klementin Mile.

Më pas do gjeni një Analizë nga Jasna Vukiçeviç me titull: "“Bota serbe”, një koncept që po nervozon Ballkanin". 

“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Për t'u pasuar nga dy OP-ED, njëri nga Franco Venturini, përkthyer nga Eugjen Merlika dhe titulluar: "Mos i flisni Putinit për pasardhjen".

Dhe tjetri nga Pierre Haski titulluar: "“Squid Game” tregon shumë për epokën në të cilën po jetojmë". 

Ndërsa në “Campus” do të gjeni dy shkrime si zakonisht.

"Studentët e UET festojnë diplomimin mes këshillash për sfidat e reja"

Rreth 500 studentë të ciklit Master, nga 5 fakultet e UET-së dhe nga dhjetëra programe e profile që UET ofron kremtuan sëbashku një tjetër arritje të jetës së tyre.

Dhe një tjetër që lidhet me luftën kundër kancerit të gjirit.

"Departamenti i Imazherisë në UET i bashkohet “tetorit rozë”: Ekzaminimi në kohë shpëton jetë"

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në UET iu bashkua muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Dhe për ta mbyllur me një OP-ED nga Massimo Franco, e përkthyer nga Eugjen Merlika titulluar: "Me votimet në qytetet u hap një fazë e ndryshme".

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në suplementin e së shtunës në Gazetën Liberale.  /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH