Aktualitet

“Unë s’jam i rënë nga qielli”, Rama bën bilancin për tërmetin...

Shkruar nga Liberale
“Unë s’jam i rënë nga qielli”, Rama bën

Unë nuk jam i rënë nga qielli. Nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm. Kurrë nuk kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm, për të përfituar”.

Me këto fjalë shefi i qeverisë, Edi Rama e mbylli urimin e tij për shqiptarët që kishte përgatitur një video më shumë se 30 minuta me ato që ka bërë gjatë këtij vitit dhe prioritetet e vitit 2020.  Pjesën më të madhe të videos së kryeministrit, e zuri situata e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Edi Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhe më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli e miqve që iu gjendën Shqipërisë në ditë të vështira. Rama tha se ky tërmet, mes dhimbjes që la pas, shënon edhe një mundësi të artë për një fillim të ri.

Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re. Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionet të ndërtohen nga e para deri në shtator” theksoi Rama.

2020-a për shefin e mazhorancës duhet të shënojë edhe një vit kthese historike sa i përket shërbimeve për qytetarët, ku nga janari nis të zbatohet blloku i parë i shërbimeve që merren në rrugë dixhitale.

Për kreun e qeverisë, shqiptarët kaluan edhe një tërmet psikologji, që ishte ai i refuzimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Everopian.

Por një tërmet i vërtetë pritet të jetë ai i janarit për të gjithë ata që Rama i quan të fortët e pandëshkuar që me karshillëkun e tyre në shoqëri kanë nxirë imazhin e vendit në sytë e botës. E këtu i referohet paketës ligjore Anti-KÇK që pritet të marrë jetë nga janari duke goditur pasuritë e personazheve të njohur të botës së krimit që në aleancë me sektorë të drejtësisë, veçanërisht prokurorët që Rama i etiketoi “Kap çfarë të kapësh” deri sa të ‘ngecin’ në vetting, ja kanë dalë të mos ndëshkohen.

Disa fjalë shefi i qeverisë tha dhe për paketën anti shpifje, të cilën e mbrojti me idenë se tani “viktimat e shpifjes që të mbrohen nga agresioni i portaleve”. E ndërsa ditët e fundit ka marrë shumë kritika për Mini-Shengenin Ballkanik, kryeministri e ka mbrojtur edhe më tepër këtë projekt duke e quajtur një domosdoshmëri historike. Për të bindur gjithë kritikët, ai tha se kur flet për popullin shqiptar mendon edhe për Kosovën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH