Showbiz

"Unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, Luiz Ejlli bëhet më romantik se kurrë ndaj Kiarës

Shkruar nga Liberale
"Unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap

Tashmë Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet me të përfolur dhe më të pëlqyer të momentit në Shqipëri.

Ditën e djeshme, moderatorja dhe këngëtari kanë bërë një shkëputje romantike, duke udhëtuar drejt Italisë, ekzatësisht në Milano.

Mbrëmjen e kaluar, Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milan, “Duomo di Milano”.

“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, ka shkruar Luizi bashkangjitur videos së publikuar në Instastory.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH