Showbiz

"Unë nuk të thashë largohu, të thashë rri këtu të flasim"/ Çfarë po ndodh mes Kiarës dhe Luizit?

Shkruar nga Liberale
"Unë nuk të thashë largohu, të thashë rri

Edhe pse më 14 shkurt kaluan një nga momentet më romantike mes tyre, duket se Luizi dhe Kiara po kalojnë krizën e parë në çift.

Ata kanë folur ditën e sotme për marrëdhënien e tyre, teksa Kiara i shprehu se ishte mërzitur me të, dhe i tha se ajo kishte nevojë të fliste me të, por ai iku.

Luizi i tha asaj që u largua sepse ajo vetë i ka thënë që kur është e mërzitur dëshiron të rrijë vetëm. Kiara u shpreh se dje ishte tjetër lloj mërzitjeje.

Kiara: Unë nuk të thashë largohu, të thashë rri këtu të flasim. Ti the jo se kam nevojë për zhurmë, për qeshje.

Luizi: Nëse unë mërzitem me diçka të caktuar, merrem me atë problem. Në ato momente të dua ty. Ti je e vetmja që të pranoj në çdo situatë të jem. Ky është dallimi mes nesh.

Kiara: Ti po nuk more atë që do, ose të bëhet qejfi në moment, se ke parë veten si bëhesh. Duhet të mësosh të respektosh dhe dëshirat e tjetrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH