Showbiz

"Unë nuk kam ulur askënd"/ Reagon Albano Bogdo në lidhje me situatën e krijuar me Beatrix Ramosaj

Shkruar nga Liberale
"Unë nuk kam ulur askënd"/ Reagon Albano Bogdo në

Pas statusit të bërë në rrjetet sociale, Albano Bogdo ka reaguar përsëri lidhur me situatën e krijuar me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Aktori i njohur tha për emisionin “7pa5” se për Beatrixin ka shumë respekt dhe ka menduar disa herë që ta telefonojë ose të kërkoje falje publike.

Gjithashtu Bogdo nuk e sheh si të drejtë qasjen e fansave ndaj deklaratës së tij si një ofendim për femrat shqiptare teksa shprehte se :

"Është e tmerrshme ky fakti që po e kthejnë sikur meshkujt po ulin femrat unë nuk kam ulur askënd. Bilës nuk kam folur për femra kam folur për vëllain e saj, është shaka për të qeshur".

Më tej ai shprehet:

"Nga ana njerëzorë, se mua me kanë telefonuar shume koleg dhe dashamirës që jua vlerësoj faljen dhe më kanë thëne nuk te gjenë asgjë ti kërkosh një falje publike Beatrixit.

Por sa herë mendoj ti kërkoj falje Beatrixi nxjerr (publikon) ndonjë perle dje me konkretisht shkova në shtëpi me mendimin për ti bërë një telefonate apo mesazh apo status për faktin se është femër. Ky është humor normal siç bëhet në të gjithë botën.

Unë për Beatrixn kam shumë respekt madje kur ishte në “Big Brother” më kanë pyetur në një intervistë dhe kam thënë që lërini rehat nuk keni pse merreni me ta dhe jetën e tyre. Le të bëjnë çfarë të duan me trupin me dashurinë e tyre".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH