1

“Unë dhe ti origjinal, po kopja?”, plas sherri mes çiftit të palumtur

               Publikuar në : 14:24 - 13/01/20 liberale

Aktori i humorit, Irgen Çela, i njohur edhe si Xhoda, i ftuar në puntatën finale të “Shiko Kush Luan”, e quajti kopje ‘Çiftin e lumtur’ në Klanifornia nga ish-kolegia e tij.

 “Unë me Florin që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot. Çifti ka qenë ideja ime fillestare por që në gjenezë e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe për sa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është aq e bukur sa origjinali. Por sigurisht kopja duhet. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore. Por jam shumë, vërtetë shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha,”– tha ai.

Pas kësaj deklarate, Delinda ka reaguar me një postim në Instastory ku ka thumbuar Irgenin.

“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në Klanifornia origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, shkruan aktorja./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back