Kryesore

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

               Publikuar në : 18:26 - 22/05/20 liberale

Emergjencat Civile në Itali kanë përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 130 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32,626.

Gjithashtu janë verifikuar 652 raste pozitive më shumë, duke e çuar në 228,658 numrin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë deri më sot.

Numri i personave aktiv të infektuar është reduktuar në 59,322.

8,947 prej tyre po kurohen në struktura spitalore dhe 595 në repartet e terapisë intesive.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 2,160. Numri i tyre i përgjithshëm deri më sot është 136,720.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back