Aktualitet

Ulen rastet e reja me Covid-19 në vend, trefishohet numri i viktimave në 24 orë

Shkruar nga Liberale
Ulen rastet e reja me Covid-19 në vend, trefishohet numri i viktimave

Është rritur numri i viktimave nga Covid.. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën 6 pacientë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 1839 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë për Covid 138 qytetarë.

ndërkohë 189 qytetarë janë shëruar në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të tregohen vigjilentë dhe të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë: 1836 testime, 138 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 189 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1836 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5349 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 189

Të shtruar në spitale 147

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1836

Testime totale 1,422,708

Raste pozitive 203,925

Raste të shëruara 195,436

Raste Aktive 5,349

Humbje jete 3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2516

Fier 651

Gjirokastër 538

Shkodër 371

Durrës 306

Elbasan 243

Berat 218

Vlorë 187

Lezhë 122

Korçë 97

Kukës 52

Dibër 48

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH