Globi

Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE

Shkruar nga Liberale
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për

Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Presidenti Volodimir Zelenski, përmes një postimi në rrjetin social Telegram, e quan një hap shumë të rëndësishëm për Ukrainën, duke shtuar  se pret përgjigje pozitive në qershor për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër, një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Ukraina ka dorëzuar pjesën e dytë të përgjigjeve të një pyetësori të posaçëm që do të plotësohet nga secili vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Zakonisht duhen muaj. Por ne bëmë gjithçka brenda disa javësh”, ka shkruar Zelenski në Telegram.

Ditën e djeshme, presidenti francez Emanuel Makron tha se Ukrainës do t’i duhen dekada për t’u pranuar në Bashkimin Eropian.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian, ai sugjeroi që Ukraina të bëhet pjesë e një “komuniteti paralele evropian’ ndërsa pret vendimin e BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH