Aktualitet

Ukraina mund të Rindërtohet me asetet ruse të sekuestruara nga Perëndimi

Shkruar nga Liberale
Ukraina mund të Rindërtohet me asetet ruse të sekuestruara nga

Pas bombardimeve dhe shkatërrimit të qyteteve të shumta në Ukrainë, Rusia ka ndryshuar pjesërisht strategjinë e saj, duke hequr dorë nga pushtimi i të gjithë vendit për t’u fokusuar në rajonin lindor të Donbasit.

Përveç mijëra viktimave, me tërheqjen e saj nga pjesa perëndimore dhe veriore e vendit, ushtria ruse ka lënë pas qytete të shkatërruara plotësisht dhe tani autoritetet ukrainase dhe ato perëndimore kanë filluar të mendojnë se si do t’i rindërtojnë ato.

Vendet e perëndimit po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara nga Rusia për të financuar rindërtimin, por për momentin është vetëm një hipotezë; nuk është e qartë nëse është vërtet e realizueshme dhe ka dyshime për bazën ligjore për ta bërë këtë.

Megjithatë, ditët e fundit, disa liderë të vendeve dhe institucioneve perëndimore janë shprehur në favor të financimit të rindërtimit, duke aluduar sipas tyre edhe rrugën e financimit të projektit.

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrel, e quajti idenë e përdorimit të aseteve ekonomike të sekuestruara nga Rusia pas luftës për të rindërtuar Ukrainën “logjike” dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “juristët tanë po punojnë fort” për të gjetur rrugën se si do t’i përdorin ato burime pa shkelur ligjin.

Në Financial Times, gazetarja Gillian Tett hodhi disa hipoteza se si mund të anashkaloheshin problemet ligjore që do të sillte përdorimi i aseteve ruse. Sipas Tett, një mundësi është që qeveria ukrainase të padisë Rusinë tek Shtetet e Bashkuara për dëmin e pësuar në luftë, duke kërkuar përdorimin e aseteve ruse të sekuestruara për kompensim.

Një mundësi tjetër është që qeveria amerikane t’i kërkojë posaçërisht Kongresit të miratojë një ligj që lejon përdorimin e aseteve të sekuestruara nga Rusia, ose që Presidenti Biden të përdorë Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente, një ligj amerikan i vitit 1977 që e autorizon atë të kufizojë marrëdhëniet tregtare me disa vendeve në rast sulmi apo kërcënimi të sigurisë kombëtare. Ligji në fjalë ka lejuar më parë Shtetet e Bashkuara të kapnin dhe të përdornin asetet e Venezuelës dhe Afganistanit, që ishin depozituar në bankat amerikane.

Por sipas disa ekspertëve ligjorë, rasti i Rusisë është krejt ndryshe me vendet e lartpërmendura: si Venezuela dhe Afganistani kishin qeveri që nuk njiheshin nga Shtetet e Bashkuara, krejt ndryshe nga Rusia.

Pastaj ekziston një hipotezë tjetër, e cila u parashtrua nga autoritetet ukrainase, ndërsa kërkon nga OKB të krijojë një rregullore të vlefshme për të gjitha vendet, ku do lejonte sekuestrimin dhe përdorimin ligjor të aseteve që lidhen me ato vende që shkaktuan një luftë. Problemi, siç thekson Tett, është se Rusia ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, gjë që i lehtëson asaj të bllokojë çdo vendim të propozuar, duke krijuar kështu shumë pak gjasa që një hipotezë e tillë të marrë miratimin./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH