Globi

Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin

Shkruar nga Liberale
Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë

Ukraina lëshoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në të gjithë vendin më 27 nëntor, pasi Rusia i vazhdoi sulmet edhe gjatë natës.

Alarmi u lëshua pasditen e së hënës, pasi Forca Ajrore e Ukrainës raportoi për një kërcënim raketor, për shkak të ngritjes së avionëve luftarakë rusë, Mig-31, nga fusha ajrore në Mozdok, në jug të Kurskut, rreth 55 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Civilëve iu kërkua të qëndronin brenda dhe të strehoheshin gjatë alarmit, i cili ra pasi Rusia e bombardoi gjatë natës infrastrukturën civile dhe vendbanimet në rajonet jugore të Ukrainës, Herson dhe Dnipropetrovsk.

"Forcat ruse e goditën qytetin Herson plot 56 herë gjatë 24 orëve të fundit, duke e lënduar një civil", tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin, në Telegram.

Në Dnipropetrovsk, Rusia e sulmoi Nikopolin dhe rrethinat e tij, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.

“Qyteti Marhanets u sulmua me artileri të rëndë”, tha Lysak, duke shtuar se nuk raportohet për viktima apo dëme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH